06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

plotë në disa dialekte dhe të folme, nëpërmjet zëvendësimit të saj me forma vetore të

lidhoresTF21FT.

Në përgjithësi, mund të pohohet se mënjanimi i paskajores ka qenë më i madh në

dialektet dhe të folmet rumune më jugore, sidomos në aromunishte, meglenishteTF22FT dhe

në dakorumanishten jugore. Kurse në istro-rumanishte paskajorja është ruajturTF23FT. Edhe

në të folmet veriore dhe perëndimore të dakorumanishtes paskajorja nuk është

mënjanuar fort nga përdorimiTF24FT. Vlen të shënohet se në dakorumanishte paskajorja

është ruajtur ende në disa tipa ndërtimesh, si p.sh. pas foljeve gjysmëndihmëse a putea

“mund”, a vrea “dua”TF25FT.

Mënjanimi i paskajores nëpërmjet zëvendësimit të saj me anë të formave vetore të

mënyrës lidhore ka nisur qysh në periudhën paraletrare të rumanishtes, d.m.th. para

shekullit XVI. Në tekstet e vjetra rumune kjo dukuri ndeshet, por nuk është e

përgjithësuar. Sidoqoftë, zëvendësimi i paskajores me anë të mënyrës lidhore duhet të

jetë përftuar, pasi kjo e fundit ishte pajisur me pjesëzën me origjinë lidhëzore s£ (shih

shënimin 21).

9. Ndërkaq në rumanishte, ashtu si në shqipe, (shih && 11,13), është përftuar edhe një

dukuri e përkundërt. Është fjala për përdorimin e pjesores së shkuar pësoreTF26FT të prirë

nga parafjala de, pentru etj. me vlerën e një paskajoreje me funksione sintaksore të

kufizuaraTF27FT. Kuptohet vetiu që ndërtimet e këtij tipi kanë bërë të mundur mënjanimin e

pjesshëm të përdorimit të formave të lidhores. P.sh. të krahasohen: Era de sp£lat “Ishte

për t'u shplarë”. Îl chemase pentru scuturat “E kishte thirrur për ta shkundur”TF28FT.

10. Për sa i takon gjuhës shqipe, këtu çështja e mënjanimit të paskajores paraqitet shumë

më e ndërlikuar se në gjuhët e tjera ballkanike, që u shqyrtuan në && 6-9. Për gjuhën

shqipe duhet përcaktuar më parë se për çfarë paskajoreje mund të bëhet fjalë në këtë rast

- për një paskajore sintetike të ngjashme me ato të gjuhëve të tjera i.e. (shih && 2-3),

apo për formën e pashtjelluar analitike të tipit me ba, që në periudhën e dokumentuar të

kësaj gjuhe del kryesisht në dialektin verior të saj? Siç dihet, në studimet e derisotme

T21T Mënjanimi i paskajores nga lidhorja në rumanishte është përftuar pas pajisjes së lidhores me pjesëzën

s£, e cila e ka burimin tek lidhëza kushtore latine si. Përdorimi i kësaj fjalëze si pjesëz e lidhores ka

nisur qysh në rumanishten “primitive”, d.m.th. midis shekujve VII-X (shih Iv£nescu: 1980,343,416).

T22T Shih Sandfeld: 1930,174.

T23T Shih Sandfeld: 1930,174; Solta: 1980,211; Schaller: 1975,156.

T24T Shih Banfi: 1980,62.

T25T P.sh. Nu pot dormi, krahas Nu pot s£ dorm “Nuk mund të fle”. Voiu face, krahas o s£ fac “Do të bëj”

(shih VII/10). Shih për këto Sandfeld: 1930,184; Iv£nescu: 1980,414; Banfi: 1985,62. Solta:

1980,211, shënon në bazë të literaturës së shfrytëzuar edhe tie cînta “Ai di (=mund) të këndojë”.

Këtë tip ndërtimi e shënon edhe Iv£nescu: 1980,415.

T26T Është fjala për format e tipit f£cut, scris etj., që në GLR I, 268, në këtë përdorim trajtohen si supin.

T27T Është fjala për ndërtime të tipit pentru scris “për të shkruar”, am de citit “kam për të lexuar", greu de

spus “difficile dictu" etj. Për togjet e tipit de f£cut, pentru scris etj. disa gjuhëtarë si Sandfeldi:

1930,130, Pancratz-i: 1925,147, etj. mendojnë se kryejnë funksionin e paskajores (në më të shumtën e

rasteve me kuptim qëllimor), kurse GLR I,268 ndërtime të tilla i trajton si supin (shih edhe shënimin

26). Të kihet parasysh se një formë e tillë përdoret edhe pas foljes pavetore trebuie, si p.sh. trebuie

f£cut “duhet bërë”.

T28T Për më shumë sqarime lidhur me përdorimin e emrave prejfoljorë në togje të tilla të gramatikalizuara

në shqipe dhe në rumanishte shih Demiraj: 1972,165 v.; 1986,977 v.

139

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!