06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

më vonë, sidomos Зabej në punime të tij të ndryshme. Elementit latin të shqipes ky

dijetar i ka kushtuar një studim të posaзëm (shih Зabej: 1974, 13-51), ku janë vënë në

dukje, ndër të tjera, edhe treguesit arkaikë të elementit latin të shqipes. Nga këta duhen

përmendur:

a) Evolucioni au > a ka prekur shtresën më të vjetër të elementit latin të shqipes, si

p.sh.: aurum > ar, gaudium > gas, laurus > lar etj. Kurse në shtresën më të vonë

diftongu latin au nuk është thjeshtuar në a, si p.sh.: causa > kafshë, laud - > lavd etj.

b) evolucioni - > e, ashtu si në elementin e trashëguar të shqipes (krahaso p.sh. ne <

+ n-s, te-të < + oct- etj.) është përftuar edhe në shtresën më të vjetër latine të saj, si p.sh.:

p-mum > pemë, h-ra > herë etj.

c) Rënia e bashkëtingëlloreve mbylltore të zëshme mes dy zanoresh (ashtu si në

elementin e trashëguar i.e.), si p.sh. cubitus > kut, medicus > mjek, padul - > pyll etj.

Kurse në një shtresë më të vonë latinizmash kjo dukuri nuk shfaqet, si p.sh.: paganus > i

pëganë/i pëgërë, plaga > plagë etj.

d) Evolucioni i tj-, dj-, kj- përkatësisht në s-, z-, q-, si p.sh.: vitius > ves, ratio > (a)rësye,

radius > rreze, facies > faqe, socius > shoq etj.

10. Për vjetërsinë e madhe të ndikimit latin mbi “nënën” e shqipes dëshmojnë edhe dy

fakte të tjera: 1) Prania e një numri të konsiderueshëm latinizmash, që nuk ndeshen në

rumanishte, përkatësisht në gjuhët romane perëndimore. 2) Burimi latin i terminologjisë

kishtare më të vjetër të shqipes.

Për sa i takon dukurisë së parë, MihЈescu (: 1966/1, 30 v.) ka vërtetuar se në gjuhën

shqipe kanë mbijetuar 85 fjalë prej burimi latin, që nuk ndeshen në asnjë gjuhë romane.

Të tilla janë p.sh.: bujk < bubulcus, mërrajë < hibernalia, shelqëror < sarcinarius,

tërfurk < trifurcus, qift < accipiter, mushkonjë < + musconea, kulshedër < chersydrus,

shpnetkë/shpretkë < + spleneticum, shullг/shullë < solanum etj. Po ky dijetar (po aty, f.

21) përmend 151 fjalë të shqipes prej burimi latin, që nuk ndeshen në rumanishte. Të

tilla janë: mik < amicus, anmik/armik < inimicus, bekoj < benedicere, qelq < calix

(calicis), kështjellë < castellum, qind < centum, gjel < gallus, gjymtyrë < iunctЇra, mjek

< medicus, rjetë < rete, shërbej < servire, shpërej < sperare, vullnet < voluntas

(voluntatis) etj.

Edhe huazimet më të hershme të terminologjisë kishtare të shqipes prej burimi latin

paraqiten me ndryshime të tilla fonetike, që dëshmojnë për një vjetërsi të madhe të tyre.

Të tilla janë, ndër të tjera: lter < altare, engjëll < angelus, bekoj < benedicere, i

krishtenë/i krishterë < christianus, kryq < crux (crucis), klishë/kishë < ecclesia, ipeshkv

< episcopus, ungjill < evangelium, mallkoj < maledicere, meshë < missa munëg/murg <

monacus, i pëganë/i pëgërë < paganus etj.TF8FT

Duke u mbështetur në faktet e përmendura në këtë paragraf dhe në paragrafin e

mëparshëm, mund të pohohet që ndikimi latin mbi “nënën” e shqipes është kryer

pikërisht në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, ku pushtimet romake kanë

nisur mjaft herët (shih II/27).

11. Në studimet kushtuar gjuhësisë ballkanike është bërë fjalë edhe për ballkanizma

leksikorë të burimit sllav. Në këtë rast është fjala për huazime sllave në shqipe,

rumanishte dhe greqishte. Në të tria këto gjuhë, ku më shumë e ku më pak, ndeshen

huazime sllave, që kanë depërtuar gjatë kontakteve me popujt sllavë pas dyndjeve të

tyre në Gadishullin Ballkanik, d.m.th. pas shekujve VI-VII të erës sonë. Sllavizmat në

T8T Shih

Çabej: 1974, 19 v.

169

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!