06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

dhanore shprehet edhe nëpërmjet rasës kallëzore të prirë nga parafjala s (eis). “në, mbi

etj.”. P.sh. To eipa s' ton patera mou “Ia thashë babait tim”. Në këtë rast kemi të bëjmë

me një “evolucion të ri, që nuk e ka nxjerrë jashtë përdorimit ndërtimin To eipa tou

patera mou”TF4FT, d.m.th. ndërtimin ku forma e gjinores është përdorur me vlerën e

dhanores.

4. Në shqipen e dokumentuar rasat gjinore e dhanore dalin me të njëjtat mbaresa rasore,

si në njëjës edhe në shumës. Kështu, në të dyja këto rasa (në trajtën e pashquar njëjës)

emrat e lakimit të parë dalin me mbaresën -i, ata të lakimit të dytë me mbaresën -u dhe

ata të lakimit të tretë me mbaresën -e/-jeTF5FT; p.sh. një djal-i, shok-u, зup-e/nuse-je. Kurse

në shumës mbaresa e përbashkët e këtyre dy rasave për të gjithë emrat është -ve (dikur -

e)TF6FT p.sh. (i) ca djem-ve, shokë-ve, зupa-ve, nuse-ve.

Edhe në trajtën e shquar këto dy rasa nuk dallohen për nga treguesit gramatikorë

fundorë, p.sh.: djal-i-t, shok-u-t, зupë-s, djem-ve-t, shokë-ve-t, зupa-ve-tTF7FT.

Bashkëpërkimi formal i rasave gjinore e dhanore, që u përmend shkurt këtu sipër,

paraqitet si një dukuri e përgjithësuar në të tëra të folmet e gjuhës shqipe, përfshirë këtu

edhe ato të arbëreshëve të Greqisë dhe të Italisë. Prandaj ky bashkëpërkim duhet të jetë

shumë më i hershëm se shekulli XIV i e.r.

Po të vështrohen historikisht mbaresat rasore të këtyre dy rasave, atëherë del se, ndërsa

në njëjës këto mbaresa lidhen me mbaresën e hershme të rasës dhanore, në numrin

shumës mbaresa -e (sot -ve) lidhet me mbaresën e vjetër të rasës gjinore. Pra, në gjuhën

shqipe në numrin njëjës është mënjanuar forma e dikurshme e rasës gjinore, kurse në

shumës ka qenë forma e rasës gjinore ajo që ka mënjanuar atë të dhanoresTF8FT.

5. Зështja e njësimit të hershëm të rasave gjinore e dhanore në gjuhën shqipe paraqitet

edhe më e ndërlikuar, për arsye se kjo gjuhë, gjithnjë qysh në periudhën parashkrimore

të saj, ka ndier prapë nevojën për t'i dalluar formalisht këto dy rasa. Këtu është fjala për

dallimin e gjinores nga dhanorja nëpërmjet së ashtuquajturës nyjë të përparme. Kështu,

si në trajtën e pashquar ashtu edhe në të shquarën (në të dy numrat) gjinorja dallohet nga

dhanorja; p.sh. të krahasohen: Ky është libri i një shoku/ i shokut ~ Këtë libër ia mora

një shoku/shokut.

Paranyjëzimi i rasës gjinore, që është përgjithësuar prej kohësh në të tëra të folmet e

shqipes, duhet të ketë zënë fill qysh para kontakteve të kësaj gjuhe me sllavishten e

Ballkanit, d.m.th. para shekullit VII (shih VI/20). Në këtë rast lindin me të drejtë pyetje

të tilla si: Përderisa gjuha shqipe në një periudhë të caktuar të evolucionit të saj i ka

përzier rasat gjinore e dhanore (shih & 4), përse e ka ndier nevojën t'i dallojë ato përsëri

nëpërmjet paranyjëzimit të gjinores? Apo mos paranyjëzimi i gjinores në shqipe është

më i hershëm se njësimi i mbaresave të këtyre dy rasave dhe atëherë зështja e

paranyjëzimit të gjinores në këtë gjuhë duhet shtruar ndryshe? Përse në numrin njëjës ka

mbijetuar mbaresa e dhanores, kurse në shumës është ruajtur ajo e gjinores? (shih & 4).

Procesi i njësimit të mbaresave të këtyre dy rasave a është zhvilluar njëkohësisht në të

dy numrat, apo është përftuar më parë në njërin numër dhe më pas është shtrirë edhe në

T4T Shih

T5T Shih

T6T Shih

T7T Në

T8T Shih

Sandfeld: 1930, 185 v.

për këto mbaresa Demiraj: 1986, 274 v.

Demiraj: 1986, 283 v.

numrin shumës forma nyjore -t nuk përdoret (shih Demiraj: 1986, 369 v.)

Demiraj: 1986, 275 v., 285 v.

70

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!