06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

natyrisht me disa risi të rëndësishme, siç janë shqipja, greqishtja e re dhe rumanishtja.

Për më tepër, homonimia midis rasave të lartpërmendura mund të bëhej edhe me mjete

të tjera gjuhësore, si p.sh. nëpërmjet parafjalëve etj.

2) Në bazë të shpjegimit të Lopashovit, duhej pranuar që rimarrja e kundrinave të ishte

përftuar në krye të herës në gjuhë të tilla si bullgarishte-maqedonishtja, që e kanë

humbur lakimin relativisht herët, por në të vërtetë nuk ka ndodhur kështu (shih edhe &

15).

3) Shpjegimi në shqyrtim gjithashtu nuk merr parasysh faktin që dukuria e rimarrjes së

kundrinave është përftuar më herët në ato raste, kur ato shpreheshin nëpërmjet

përemrave vetorë të dy vetave të para, ku format rasore janë ruajtur në përgjithësi më

mirë (shih edhe & 8).

4) Në gjuhën shqipe dhe në rumanishte rimarrja e kundrinës së zhdrejtë është

përgjithësuar më shumë, megjithëse në këto dy gjuhë, sidomos në shipe, rasa gjinore

është dalluar prej kohësh nga dhanorja nëpërmjet paranyjëzimit të saj (shih V/5,10). Në

gjuhën shqipe edhe homonimia e përftuar midis rasave dhanore dhe rrjedhore ka ardhur

duke u mënjanuar gjithnjë e më shumë nëpërmjet përdorimit të rrjedhores me parafjalë

të ndryshmeTF46FT.

5) Edhe rimarrja e kundrinës së drejtë nuk mund të shkaktohej nga homonimia midis

rasave kallëzore dhe emërore, të paktën në shqipe dhe në greqishte, ku kallëzorja me

emëroren jo gjithnjë dalin me forma të njëjta. Për më tepër, në gjuhën shqipe dukuria në

shqyrtim duhej të ishte vërtetuar më fort në rastet kur kundrina e drejtë shprehet me anë

të një kallëzoreje të pashquar, çka në të vërtetë nuk ndodh (shih shën. 15). Gjithashtu,

do pasur parasysh se homonimia midis kallëzores dhe emërores mund të mënjanohej

edhe me mjete të tjera gjuhësore, siç ka ndodhur në disa gjuhë, si p.sh. në rumanishte,

ku kundrina e drejtë merr përpara pjesëzën pe, kur emri përkatës është një emër frymori

(shih edhe & 12). Ajo mund të mënjanohej edhe nëpërmjet ngulitjes së rendit të

gjymtyrëve, etj.TF47FT

26. Siç u vu në dukje në & 22, dukuria e rimarrjes së kundrinës (së drejtë) në këtë apo

atë gjuhë të Ballkanit është shpjeguar edhe me anë të gjymtyrimit aktual të fjalisë. Një

shpjegim të tillë e gjejmë, ndër të tjerë, tek Demiraj (: 1975, Kreu IV), Barry (: 1975),

Buchholz (: 1977, 93 v., 218) etj.TF48FT

Përpjekjet për ta shpjeguar rimarrjen, përkatësisht anticipimin e kundrinave të shprehura

me anë emrash ose togfjalëshash emërorë nëpërmjet teorisë së gjymtyrimit aktual të

fjalisë shënojnë një hap përpara për sqarimin e dukurisë në shqyrtim. Por kjo teori në

vetvete është e pamjaftueshme për ta shpjeguar dukurinë në shqyrtim në tërësinë e saj. E

këtë na e dëshmon, ndër të tjera, fakti që një dukuri e tillë nuk është përftuar në të gjitha

gjuhët i.e., madje as në gjuhë të tilla i.e., që gjatë evolucionit të tyre historik kanë krijuar

edhe forma të reduktuara (të patheksuara) përemrash vetorë, siç janë serbokroatishtja,

çekishtja, polonishtja etj. Edhe në gjuhët romane perëndimore kjo dukuri ka pasur një

zhvillim të pabarabartë (shih & 21).

Veç kësaj, teoria e gjymtyrimit aktual të fjalisë, e marrë në vetvete, nuk arrin ta sqarojë

përse në gjuhët ballkanike e pjesërisht edhe në gjuhët romane perëndimore rimarrja,

përkatësisht anticipimi i kundrinave të shprehura me anë emrash, togfjalëshash emërorë

T46T Shih për këtë Demiraj: 1986, 258, v., 637 v.

T47T Për më shumë sqarime shih Demiraj: 1986, 612 v.

T48T Për më shumë sqarime shih Demiraj: 1986, 615 v.

130

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!