06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

ka qenë e paravendosur, siç mendon Grauri: 1967, 16. Për këtë çështje do të kemi rast të

shprehemi pak më tej (& 16).

8. Edhe në gjuhën shqipe nyja e prapme është e një vjetërsie mjaft më të madhe se

fillimet e dokumentimit të saj shkrimor (shek. XVI), madje edhe se periudha e

shpërnguljeve të arbëreshëve në Itali (shekulli XV) dhe në Greqi (shekulli XIV). Të

kihet parasysh se format rasore të nyjave të prapme paraqiten me të njëjtin evolucion

fonetik edhe në shkrimet më të vjetra përkëtej dhe përtej Adriatikut, si edhe në të folmet

e arbëreshëve të Greqisë. Dhe evolucionet fonetike, që kanë pësuar format rasore të

këtyre nyjave në krahasim me format rasore gjegjëse të përemrave dëftorë, prej të cilave

ato janë zhvilluar, dëshmojnë qartë për një zanafillë relativisht mjaft të vjetër të tyre. Të

kihet parasysh edhe se procesi i përngjitjes së formave rasore të nyjave të prapme me

format rasore gjegjëse të emrit duhet të jetë kryer, para se të pushonte së vepruari

dukuria e rotacizmit n > r në të folmet jugore të shqipes (khs. zan-i ~ zër-i, pen-i ~ per-i

etj.), d.m.th. para shekujve VII-VIII të e.r. (shih edhe IV/19). Prandaj vetë

prapavendosja e nyjës shquese në gjuhën shqipe duhet të jetë mjaft më e hershmeTF13FT. Ajo

është e një vjetërsie të tillë që e bën të pashmangshme pyetjen nëse kjo dukuri është një

fakt gjuhësor i vetë shqipes, apo kjo e ka trashëguar atë nga "nëna" e sajTF14FT. Sidoqoftë,

mund të anohet më fort nga mendimi që procesi i shndërrimit të dëftorëve anaforikë të

prapavendosur emrave në nyja të ketë nisur qysh para periudhës së formimit të vetë

shqipes nëpërmjet shndërrimit të shkallë-shkallshëm të “nënës” së saj (shih III/6).

9. Sipas Reichenkron-it: 1963,99 v., prapavendosja e nyjës shquese në rumanishte,

shqipe dhe bullgarishte është pasojë e faktit që në këto gjuhë ka mbizotëruar kurba

zbritëse e të folurit, ashtu si në romanishten lindore, ndërsa në romanishten perëndimore

kjo kurbë ka qenë ngjitëse. Si rrjedhim, elementi më pak i rëndësishëm i kumtimit në

gjuhët me kurbë zbritëse qëndron pas elementit që përfaqëson gjënë e re, më të

rëndësishme të kumtimit.

Lidhur me këtë pohim lind vetiu pyetja: Si mund të shpjegohet shfaqja e një kurbe të

tillë zbritëse në gjuhët ballkanike të lartpërmendura dhe në romanishten lindore në

përgjithësi, përkundrejt mbizotërimit të kurbës ngjitëse në romanishten perëndimore?

Në këtë rast ndikimi i gjuhës a i gjuhëve substrat vështirë se mund të përjashtohej.

10. Po të mbahet parasysh ç'u vu në dukje në && 6-9, atëherë del e qartë se çështja e

burimit të prapavendosjes së nyjës shquese në gjuhët ballkanike mbetet e pazgjidhur

bindshëm. Kështu p.sh. hipoteza e burimit sllav (& 4) nuk gjen mbështetje, po të mbahet

parasysh se në gjuhën shqipe (& 8) dhe në rumanishte (& 7) nyja shquese e

T13T Në të mirë të një vjetërsie mjaft të madhe të nyjës së prapme në gjuhën shqipe dëshmojnë edhe disa të

dhëna të tjera të kësaj gjuhe, si: 1) Mungesa e parashtesës deiktike të dëftorëve (khs. a-i, a-ta, k-y, këta

etj.) tregon se ato janë përftuar, para se dëftorët të merrnin këto parashtesa deiktike (shih Demiraj:

1986,464 v.). 2) Forma nyjore -në e rasës kallëzore njëjës (m. dhe f.), që është përftuar nga shkrirja e

mbaresës rasore -n me formën nyjore përkatëse, që niste me -t- (shih po aty 350 v.). 3) Kurse në rasën

emërore forma nyjore njëjës e gjinisë mashkullore është prapangjitur në një kohë, kur mbaresa e asaj

rase kishte rënë (shih po aty, 289).

T14T Kështu, sipas La Pianës: 1939,129 v., nyja e prapme e shqipes duhet të jetë përftuar para kontakteve të

saj me latinishten. Sipas Joklit: 1932,45 v., nyja e prapme i përket kohës romake. Shumë të hershme e

mendojnë nyjën e prapme të shqipes edhe Çabej: 1963,79 dhe 1979,57; Domi: 1961,22; Ajeti:

1969,34, etj. Edhe Bokshi: 1984,195, mendon se aglutinimi i nyjës së prapme në gjuhën shqipe duhet

të jetë kryer para shekullit VIII. Për më shumë hollësira mbi mendimet e shprehura në lidhje me

vjetërsinë e nyjës së prapme në gjuhën shqipe shih Demiraj: 1986,329 v.

102

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!