06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

aty nga fillimi i mijëvjeзarit të dytë para erës së reTF3FT. Gjuhët e popujve a fiseve të

Ballkanit, të cilët u asimiluan nga popujt i.e., që u mbishtresuan mbi ta, duhet të kenë

lënë gjurmë, të paktën, në fjalorTF4FT. Por ka të ngjarë që ato të kenë lënë edhe gjurmë të

tjera, që mbeten për t'u hulumtuar. Këtu është fjala për ndikimin, që mund të kenë

luajtur gjuhët e mëparshme jo-indoevropiane në evolucionin e sistemit fonetik dhe të

strukturës gramatikore të gjuhëve i.e. të tilla si greqishtja, ilirishtja, trakishtja etj. Por

natyrisht në këtë rast kemi të bëjmë me vështirësi, që të paktën sot për sot duken të

pakapërcyeshme.

3. Këto vështirësi nisin që me pyetjen se з'gjuhë fliteshin në Gadishullin Ballkanik në

kohën kur erdhën e u ngulën aty popujt i.e. Kështu, edhe për gjuhët e banorëve

paragrekë të Greqisë nuk ka dhe vështirë se mund të kishte një paraqitje dhe qëndrim të

njëjtë prej dijetarëve të ndryshëm, megjithëse të dhënat arkeologjike dhe historikeletrare

për ata popuj janë relativisht më të shumta sesa për ata të zonave të tjera të

BallkanitTF5FT. Le të marrim në këtë rast, sa për shembull, зështjen e të ashtuquajturve

pellazgë. Sipas burimesh të ndryshmeTF6FT, ata kanë qenë me siguri një ndër popujt

paragrekë, që banonin në trevat e Greqisë së sotme. Por a ishte gjuha, që flisnin ata, e

afërt me greqishten, d.m.th. një gjuhë i.e., apo jo, kjo pyetje mbetet edhe sot e gjithë

ditën e pasqaruar bindshëm, megjithëse, pas gjithë gjasash, ata s'kanë qenë grekëTF7FT.

Në këto rrethana, për sa i takon gjendjes gjuhësore të Gadishullit Ballkanik në lashtësi,

do të kufizohemi në paraqitjen e përmbledhur të atyre gjuhëve (kryesisht i.e.), që

dëshmohet se janë folur në këtë gadishull qysh nga fillimi i mijëvjeзarit të dytë para erës

së re e këtej. Një paraqitje e tillë, qoftë edhe e përmbledhur, ndesh në vështirësi të

shumta jo vetëm për arsye të dokumentimit të varfër të gjuhëve të lashta të Ballkanit

(me përjashtim të greqishtes), por edhe për arsye të qëndrimeve të ndryshme, që janë

mbajtur nga dijetarë të ndryshëm për vetë identifikimin dhe emërtimin e atyre gjuhëve.

E një problem i tillë, që do të trajtohet në && 14-26, del si për pjesën lindore ashtu edhe

për pjesën perëndimore e qendrore të Gadishullit Ballkanik.

4. Por më parë është e nevojshme të thuhen nja dy fjalë se з'do të kuptohet në këtë rast

me Gadishull Ballkanik dhe me gjuhë ballkanike.

Nga pikëpamja gjeografike, Gadishulli Ballkanik përfshin vendet në jug të lumenjve

Sava dhe DanubTF8FT, d.m.th. ish-Jugosllavinë, Bullgarinë, Shqipërinë dhe Greqinë. Emrin

Ballkan ky gadishull e ka marrë relativisht vonë, aty nga mesi i shekullit XIX, pikërisht

T3T Shih

T4T Shih

T5T Për

T6T Shih

T7T A

T8T Shih

Kati»iº: 1976, 133; Martinet: 1986, 40, por në f. 19 ky supozon që valët e para të fiseve i.e. drejt

Danubit dhe Ballkanit janë më të hershme.

për këtë edhe Solta: 1980,20 v., ku përmendet si e tillë fjala mal, që ndeshet në shqipe,

rumanishte, letonishte etj., e ndonjë fjalë tjetër.

gjendjen gjuhësore paragreke të Greqisë shih, ndër të tjerë, Kati»iº: 1976,

16-97.

Kati»iº: 1976,19 v. (me literaturë).

flisnin “pellazgët” një gjuhë i.e., apo një gjuhë të ndryshme, apo një gjuhë të përzier, kjo mbetet e

paqartë. Disa dijetarë i kanë quajtur ata popullsi pellazge, kurse disa të tjerë nuk e kanë pranuar një

emërtim të tillë. Edhe për viset, ku ata banonin, nuk ka një mendim të përbashkët. Disa kanë menduar

se ata shtriheshin dikur në tërë Greqinë, ndërsa disa të tjerë i kanë menduar vendbanimet e tyre më

ngushtë e ndonjëherë edhe më gjerë. Shih për këtë Kati»iº: 1976,21 39-86 (me literaturën përkatëse).

Kati»iº: 1976,11.

28

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!