06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

ose përemrash të tjerë është përftuar atëherë kur ato përfaqësonin gjënë e njohur të

kumtimit, ndërsa në rastin e përemrave vetorë të dy vetave të para dukuria në shqyrtim

është përftuar atëherë kur kundrinat përfaqësonin gjënë e re të kumtimit. Dy shfaqje të

ndryshme të së njëjtës dukuri vështirë se mund të shpjegohen me anë të gjymtyrimit

aktual të fjalisë.

27. Rimarrja, përkatësisht anticipimi i kundrinave nëpërmjet formave të patheksuara të

përemrave vetorë në gjuhët ballkanike, në thelb, s'është gjë tjetër veçse një përdorim

ridondant i mjeteve leksiko-gramatikore për qëllime të caktuara kumtimore.

Kundërvënies morfo-sintaksore kundrinë e dyfishuar ~ kundrinë e padyfishuar, në thelb,

i përgjigjet edhe një kundërvënie me karakter kumtimor. Këto dy kundërvënie s'janë gjë

tjetër veçse dy anë të ndryshme të një dukurie të vetme, në vështrimin që secila nga të

dy gjymtyrët e njërës kundërvënie nuk mund të mendohet e shkëputur nga gjymtyra

gjegjëse e kundërvënies tjetërTF49FT.

Megjithëse kundërvënies kundrinë e dyfishuar ~ kundrinë e padyfishuar nuk i përgjigjet

në të gjitha rastet e njëjta kundërvënie kumtimoreTF50FT, prapë baza e kundërvënies morfosintaksore,

në thelb, është e njëjtë - të shprehurit e së njëjtës kundrinë dy herësh,

përkatësisht një herë. E pikërisht kjo është edhe një nga çështjet kryesore të problemit

në shqyrtim, që mbetet për t'u zgjidhur. Dhe, në të vërtetë, duket si e papritur që një

gjuhë të ketë përdorur të njëjtin tip kundërvëniesh morfo-sintaksore për të shprehur dy

tipa të ndryshëm kundërvëniesh kumtimore. Por fakti që kjo “e papritur” ka ndodhur, të

bën të mendosh se këtu nuk kemi të bëjmë me dy shfaqje të kundërta, që përjashtojnë

njëra-tjetrën. Prandaj, le t'i shqyrtojmë një nga një.

28. Siç doli edhe nga sa u shtjellua në paragrafët e mëparshëm, dyfishimi i kundrinave

të shprehura nëpërmjet emrash, togfjalëshash emërorë dhe përemrash (me përjashtim të

vetorëve të dy vetave të para), në zanafillë, duhet të jetë shfaqur në ato raste, kur

kundrina (e drejtë apo e zhdrejtë) përfaqësonte gjënë e njohur të kumtimit. Në këto raste

ajo duhet të ketë qenë jo vetëm kuptimisht por edhe formalisht e caktuar nëpërmjet

nyjës shquese, apo nëpërmjet një përcaktori individualizues, kryesisht dëftor ose pronor

(shih && 4,14). Pra, dyfishimi i kundrinës në raste të tilla është përdorur si një mjet

sintaksor-stilistik ridondant për ta dalluar atë nga rastet e tjera, kur ajo përfaqësonte

gjënë e re të kumtimit, ose kur ajo ishte plotësisht apo pjesërisht e panjohur për

bashkëbiseduesin. Që këtej mund të nxirret përfundimi se këtu kemi të bëjmë me një

shfaqje të një prirjeje pak a shumë të përgjithshme të gjuhëve ballkanike për një

qartësim sa më të madh të kumtimit gojor nëpërmjet përdorimit ridondant të mjeteve

leksiko-gramatikore ose thjesht gramatikore. Në këtë rast kjo është realizuar me anë të

një përcaktimi dy herësh të gjësë së njohur, njëherë nëpërmjet nyjës shquese ose

përcaktorit individualizues dhe njëherë tjetër nëpërmjet formës përemërore të

patheksuar.

T49T Këtu është fjala, në radhë të parë, për ato raste, kur kundrinat shprehen nëpërmjet përemrave vetorë të

dy vetave të para, si edhe për kundrinën e drejtë, kur ajo shprehet nëpërmjet një përemri tjetër, një

emri ose një togfjalëshi emëror. Disi ndryshe qëndron puna me kundrinën e zhdrejtë në shqipe dhe

maqedonishte, ku ajo është bërë një dukuri e përgjithësuar, edhe kur shprehet nëpërmjet një përemri

tjetër, një emri a një togfjalëshi emëror (shih && 4,14). Në këtë rast dallimi kumtimor bëhet vetëm

nëpërmjet theksimit më të spikatur të kundrinës së zhdrejtë, kur kjo përfaqëson gjënë e re të kumtimit

të fjalisë.

T50T Të kihet parasysh se dyfishimi i kundrinave të shprehura nëpërmjet përemrave vetorë të dy vetave të

para bëhet atëherë kur theksi logjik i fjalisë bie mbi kundrinën. Kurse në rastet e tjera, dyfishimi i

kundrinës bëhet atëherë kur ajo nuk mbart theksin logjik të fjalisë.

131

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!