06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

16. Edhe nga sa u parashtrua përmbledhtas në && 14-15, del e qartë se midis “nyjave të

përparme” të shqipes dhe të rumanishtes, me gjithë ndryshimet jo të pakta midis tyre

(shih & 15), ka mjaft pika të përbashkëtaTF20FT. E kjo e bën të pashmangshme pyetjen nëse

ka ndonjë lidhje historike midis tyre. Kësaj pyetjeje deri sot i janë dhënë përgjigje të

ndryshme, që këtu nuk është rasti të jepen me hollësi. Disa gjuhëtarë kanë parë këtu një

nga bashkëpërkimet midis shqipes dhe rumanishtesTF21FT, kurse disa të tjerë ose i kanë

vështruar këto si dy dukuri historikisht të palidhura midis tyreTF22FT ose nuk janë shprehur

fare për këtë зështjeTF23FT.

17. Një sqarim sa më i saktë i këtij problemi nuk mund të bëhet, në rast se nuk mbahet

parasysh koha e shfaqjes së “nyjave të përparme” në të dyja këto gjuhë, të cilat kanë të

përbashkët edhe prapavendosjen e nyjës shquese. Por dokumentimi shkrimor relativisht

i vonë i të dyja këtyre gjuhëve e bën shumë të vështirë që të përcaktohet me saktësi

koha, kur ka zënë të shfaqet kjo risi në secilën prej tyre. Sidoqoftë, duke shfrytëzuar të

dhënat e krahasimit historik të brendshëm, edhe në këtë rast mund të arrihet në disa

përfundime të argumentuara.

Kështu, për të përcaktuar në vija të trasha vjetërsinë e “nyjave të përparme” në gjuhën

shqipe, mund të shfrytëzohen të dhënat gjuhësore që karakterizojnë këto “nyja” në fazën

e dokumentuar të kësaj gjuhe, dhe të vështrohen ato në një kornizë më të gjerë të

evolucionit të sistemit emëror të saj. Në fazën e dokumentuar të gjuhës shqipe “nyjat”

në shqyrtim dalin me trajta të tilla rasore, që bëjnë të mundur dallimin e tri gjinive -

mashkullore, femërore dhe asnjanëseTF24FT. Natyrisht, trajtat e gjinisë asnjanëse në këtë

rast, ashtu si edhe në rastin e nyjave të prapme shquese, kanë ardhur duke u mënjanuar

gjithnjë e më shumë gjatë këtyre shekujve të fundit. Një dukuri e tillë ka qenë në pajtim

të plotë me evolucionin e vetë gjinisë asnjanëse në gjuhën shqipeTF25FT. Duke pasur

parasysh një dukuri të tillë, mund të arrihet në përfundimin që “nyjat e përparme”, për të

cilat bëhet fjalë këtu, duhet të jenë shfaqur jo më vonë se ajo periudhë e evolucionit të

shqipes, kur gjinia asnjanëse në këtë gjuhë ishte ende mjaft e gjallë. E duke qenë se ndër

huazimet sllave të shqipes mungojnë gjurmë të sigurta të gjinisë asnjanëse, megjithëse

në gjuhët sllave të Ballkanit, ashtu si në gjuhët e tjera sllave, gjinia asnjanëse është

ruajtur mirë në rrymë të shekujve, është arritur në përfundimin që zanafilla e “nyjave të

përparme” të shqipes duhet të jetë më e hershme se kontaktet e saj me sllavishten e

BallkanitTF26FT.

18. Sidoqoftë, “nyjat e përparme” të shqipes, që janë bërë prej kohësh pjesë e

pamungueshme e mbiemrave, e emrave prejfoljorë të tipit të folur-i-t dhe e rasës

T20T Këtu është fjala për vetë procesin e krijimit të “nyjave të përparme” në këto dy gjuhë, ku ato përdoren

kryesisht me mbiemrat dhe me rasën gjinore. Të kihet parasysh edhe përdorimi i “nyjave të përparme”

para numërorëve dy e lart, për të shenjuar një tërësi të përcaktuar. Khs. shqip: të dy, të tre, të katër etj.,

rumanisht: cei doi, cei trei, cei patru etj. (por edhe tusdoi, tustrei, tuspatru etj.).

T21T Shih, ndër të tjerë, Çabej: 1963, 91, Solta: 1980, 189 v.

T22T Shih për këtë Demiraj: 1986, 326 v.

T23T Shih ILR II, 235.

T24T Khs. p.sh. në rasën emërore të mbiemrave të nyjshëm: djalë i mirë ~ vajzë e mirë ~ djathë të mirë (sot

djathë i mirë). “Nyja e përparme” e gjinisë asnjanëse shfaqet më dendur tek autorët e vjetër, si p.sh.

tek Buzuku:... gjyqitë e ligjsë të klenëve të vërtetë...;... sytë tat anshtë të keq tash... etj.

T25T Shih për këtë Demiraj: 1986, 181 v.

T26T Shih Demiraj: 1986, 326.

162

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!