06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

13. Të gjithë ata që e kanë vënë në dukje këtë përdorim të rasës dhanore të përemrave

vetorë me vlerë gjinoreje pronësore në gjuhët ballkanike të lartpërmendura, shqipen e

kanë lënë jashtë vështrimit, duke pohuar se një dukuri e tillë në këtë gjuhë nuk del. Por,

po të shqyrtohet më mirë kjo çështje, del se prirja për të përdorur rasën dhanore të

peremrave vetorë me vlerën e një gjinoreje pronësore është shfaqur edhe në gjuhën

shqipe dhe në një kohë relativisht mjaft të hershme. Këtu nuk është fjala vetëm për

pronorët e vetës së tretë njëjës e shumës i tij, i saj, i tyre, që në zanafillë kanë qenë

forma të rasës dhanore-gjinore të përemrave vetorë (dëftorë) të vetës së tretë, por që si

pronorë janë mbiemërzuarTF29FT. Edhe pronorët e mi, e tu (dikur mi, tu), për nga burimi,

kanë qenë forma të rasës dhanore të përemrave vetorë të vetës së parë e të dytë njëjësTF30FT,

që janë përdorur qysh herët si gjinore pronësore dhe si të tilla më në fund janë

mbiemërzuar si pronorë të mirëfilltë, por me një fushë të kufizuar përdorimi. Siç dihet,

pronorët e mi, e tu përdoren vetëm kur përcaktojnë emra në numrin shumës. Përndryshe,

përdoren forma pronorësh të një tipi tjetër ndërtimi. Khs. djemtë e mi ~ djali im: djemtë

e tu ~ djali yt. Arsyeja e një dualizmi të tillë formash te këta pronorë mbetet për t'u

sqaruar më tejTF31FT.

Por edhe tek pronorët e tipit im,ynë/jonë,yt/jote,juaj, të cilët për nga tipi i ndërtimit nuk

kanë shoq në asnjë gjuhë tjetër i.e.TF32FT, elementi i dytë i tyre në zanafillë ka qenë një

përemër vetor në formën e rasës dhanoreTF33FT.

14. Siç u vu në dukje në & 1, bashkëpërkimi midis rasave dhanore dhe gjinore në gjuhët

ballkanike ka tërhequr prej kohësh vëmendjen e studiuesve të ndryshëm, të cilët edhe

janë përpjekur ta shpjegojnë burimin dhe përhapjen e kësaj dukurie në këto gjuhë. Ndër

hipotezat kryesore, që janë parashtruar deri sot për këtë çështje, më të përhapurat kanë

qenë ato që e shihnin shfaqjen e dukurisë në shqyrtim nën ndikimin e substratit të vjetër

ballkanik, apo nën ndikimin e greqishtes a të latinishtes, apo edhe si një dukuri që, të

paktën, në disa nga gjuhët ballkanike duhet konsideruar si një zhvillim i brendshëm, i

pavarur. Në paragrafët ndjekës po i shqyrtojmë një nga një këto hipoteza.

15. Përfaqësuesi kryesor i hipotezës për ndikimin e substratit ka qenë Mikloshiçi:

1861,7. Këtu ai, midis dukurive të trashëguara nga elementi i vjetër vendës, rendit edhe

“shenjimin e gjinores dhe të dhanores nëpërmjet së njëjtës formë” në bullgarishte,

rumanishte, greqishte dhe shqipe. Dhe ai besonte (f. 8) që ai “element” të ketë qenë i

afërt për nga burimi me shqipen e sotme.

Një mendim të ngjashëm ka shprehur për burimin e kësaj dukurie edhe Weigand-i (: BA

I,f. X), i cili e shihte përhapjen e kësaj dukurie në gjuhët e tjera ballkanike nën ndikimin

e trako-shqipes. Për burimin e kësaj dukurie nga një substrat i përgjithshëm ballkanik

janë shprehur edhe W. Vondrak, A. Meillet dhe J. SchröferTF34FT. Kurse H. Sköld-i dhe M.

Gasteri në këtë rast janë shprehur për një substrat proto-bullgarTF35FT.

T29T Shih Demiraj: 1986,474 v.

T30T Shih Demiraj: 1986,480.

T31T Shih Demiraj: 1986,480.

T32T Shih Demiraj: 1986,473.

T33T Shih Demiraj: 1986,477 v.

T34T Shih Schaller: 1975,138 (me literaturë)

T35T Shih Schaller: 1985,138 (me literaturë).

75

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!