06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

Por greqishtja, ndryshe nga gjuhët e tjera ballkanike, nyjën shquese e ka të

paravendosur. Gjithashtu, ndryshe nga shqipja dhe rumanishtja (shih V/16), përcaktorët

e pavetëmjaftueshëm ajo i përdor kryesisht të paravendosur.

15. Rumanishtja

Rumanishtja flitet nga një popullsi prej afro 21.000.000 vetësh, shumica e të cilëve

banojnë në Republikën e Rumanisë. Rumanishtfolës ka edhe jashtë kufijve të Rumanisë,

si p.sh. në Bashkimin Sovjetik (rreth 200.000 vetë), në ish-Jugosllavi (rreth 55.000

vetë), në Hungari (rreth 10.000 vtë), në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (rreth 50.000

vetë), në Kanada (rreth 25.000 vetë), në Argjentinë (rreth 15.000 vetë), etj.TF48FT Përveç

këtyre duhen përmendur edhe aromunët, të cilët dikur llogariteshin në rreth 300.000 -

350.000 vetë në vise të ndryshme të Ballkanit, sidomos në Greqi (150.000 vetë), në

Jugosllavi (100.000 vetë), në Bullgari (40.000 vetë), në Shqipëri (65.000 vetë), etj.TF49FT;

meglenorumunët (rreth 15.000 vetë në vitet tridhjetë të këtij shekulli), në të dy anët e

kufirit greko-jugosllavTF50FT dhe istrorumunët (rreth 1250-1500 vetë), që banojnë në disa

fshatra të ish-Jugosllavisë veriperëndimoreTF51FT.

Rumunët e quajnë veten e tyre romën, që vjen nga rom-an, ndërsa gjuhën e tyre e

quajnë romëneshte. Popujt e tjerë i quajnë ata me emra të ndryshëm, si; vllah apo

vallah, çoban etj.TF52FT

16. Rumanishtja, e cila është një gjuhë neo-latine, është përftuar nga evolucioni i

latinishtes popullore të Ballkanit lindor. Shndërrimi i shkallëshkallshëm i latinishtes

vulgare lindore në një gjuhë cilësisht të re, në rumanishten, duhet të ketë zgjatur disa

shekuj. Në përgjithësi mendohet se ky evolucion është kryer brenda shekuje V-VIII të

e.r.TF53FT

Por pyetja se ku është kryer ky evolucion, ka ngjallur diskutime të kuptueshme. Kësaj

pyetjeje i janë dhënë tri përgjigje të ndryshme. Për një palë dijetarë, ky evolucion është

kryer në trevat në jug të Danubit. Si rrjedhim, sipas tyre, në kohë më të vona, përafërisht

pas shekullit X të e.r., stërgjyshërit e rumunëve të sotëm u shpërngulën në trevat në veri

të Danubit. Ata që mbrojnë këtë tezë, mbështeten në faktin hisotrik se perandori

Aurelian në vitin 271 të e.r. nën trysninë e gotëve tërhoqi nga viset e pushtuara në veri

të Danubit popullsinë e romanizuar dhe e vendosi në jug të atij lumi.

Sipas disa dijetarëve të tjerë, Aureliani nuk arriti t'i tërhiqte të gjithë banorët e

romanizuar nga Dakia, ku mbetën një pjesë e vogël banorësh, kryesisht nëpër fshatra. E

këta banorë të mbetur atje, sipas këtyre dijetarëve, kanë përbërë bërthamën e rumunëve

të sotëm.

Dhe së fundi, disa dijetarë të tjerë, duke e gjykuar të pambështetur si tezën e parë ashtu

edhe të dytën, kanë mbajtur një qëndrim të ndërmjetëm, që duket edhe më i mundshëm.

T48T Shih Suhaçev: 1990,141.

T49T Shih Çerniak: 1990/1,193. Por, siç pohohet edhe atje këto janë të dhëna të përafërta, sepse tashti

mendohet që numri i përgjithshëm i aromunëve arrin në 110.000 vetë, nga të cilët në Shqipëri rreth

15.000.

T50T Shih Çerniak: 1990/2,221.

T51T Shih Suhaçev: 1990/3,231.

T52T Shih Suhaçev: 1990/2,143 v.

T53T Shih ILR II,15; Coteanu: 1969,11 v., ku jepen edhe mendime gjuhëtarësh, që e shohin disi më të vonë

formimin e gjuhës rumune.

50

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!