06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

http://www.dielli.net

të shqipes. Kjo vërejtje do të vlente, jo vetëm po të pranohej mendimi që të folmet

jugore e kanë pasur këtë formë foljore, por edhe po të pranohej mendimi i përkundërt

(shih edhe & 23).

Por kjo çështje nuk duhet parë në mënyrë të sipërfaqshme. Në këtë rast, është e

nevojshme të përcaktohet, qoftë edhe në vija të trasha, periudha, gjatë së cilës duhet të

jetë ushtruar një ndikim i tillë. Duke qenë se kontaktet e drejtpërdrejta midis të folmeve

jugore të Shqipërisë dhe greqishtes u ndërprenë vetëm pas vitit 1912, kur u krijua shteti

i pavarur shqiptar, në parim duhet pranuar që ndikimi i supozuar i greqishtes në këtë rast

duhej të kishte vazhduar, të paktën, deri në atë kohë. Si rrjedhim, ky ndikim i supozuar

duhej të kishte penguar që në të folmet jugore të ndodhte një dukuri e përkundërt, siç

është mënjanimi, qoftë edhe i pjesshëm, i ndërtimeve me mënyrën lidhore nga ndërtimet

me formën e pashtjelluar të tipit për të bërë, e cila është zhvilluar kryesisht gjatë këtyre

katër shekujve të fundit, dhe përdoret më fort pikërisht në të folmet jugore (shih & 13).

E kjo rrethanë e mbulon me një hije të fortë dyshimi hipotezën e ndikimit të greqishtes

mbi të folmet jugore të shqipes në këtë pikë.

Pra, çështja e paskajores në gjuhën shqipe në përgjithësi dhe në të folmet jugore të saj

në veçanti mbetet gjithnjë e hapur, ashtu siç mbetet e hapur edhe çështja e zanafillës së

mënjanimit të kësaj kategorie foljore në gjuhët ballkanike, në përgjithësi (shih edhe &&

15-21).

147

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!