06.04.2013 Views

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

http://www.dielli.net

folmet jugore, që kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me greqishten, është zhvilluar

forma e pashtjelluar e tipit për të bërë, e cila përdoret në funksione karakteristike për

paskajoren.

Ndikimi i greqishtes mbi gjuhët e tjera ballkanike, për sa i takon strukturës gramatikore,

në përgjithësi, është mbivlerësuar. Për rastin në shqyrtim mbrojtësit e tezës mbi

ndikimin grek nisen nga parakushti që greqishtja si gjuhë kulture dhe kishtare ka pasur

një pozitë mbizotëruese në Ballkanet. Mirëpo, po të mbahet parasysh karakteri popullor

i dukurisë në shqyrtim, ky argument nuk duket bindës. Është e vështirë, në mos e

pamundur, që ndikimi i greqishtes të ketë depërtuar kaq thellë në masat e gjera të

popujve ballkanikë, për të cilët ajo, si gjuhë e huaj, ka qenë e panjohur.

Për sa i takon vërejtjes së Sandfeldit që duhet vënë në dukje jo aq shumë mënjanimi i

paskajores, sa zëvendësimi i saj me të njëjtën mënyrë në të gjitha gjuhët ballkanike,

edhe kjo nuk mund të merret si një argument në të mirë të tezës së tij. Sidoqoftë, kjo

vërejtje meriton një vemendje të posaçme (shih & 22).

20. Në një mënyrë tjetër është përpjekur ta shpjegojë dukurinë në shqyrtim

Reichenkron-i (:1962, 102-109). Megjithëse nuk e mohon njëfarë ndikimi dytësor të

greqishtesTF54FT, ai nuk pajtohet me tezën e Sandfeldit dhe mendon që kjo dukuri ballkanike

të jetë përftuar në gjuhët rumune, shqipe dhe bullgare pikërisht nën ndikimin e

latinishtes. Argumenti kryesor, që parashtron ai në këtë rast, është: Këto gjuhë janë

zhvilluar në ato treva, ku ka qenë mbizotëruese latinishtja popullore dhe ku greqishtja e

shkruar vështirë se mund të ushtronte një ndikim kaq të madh mbi të folmet popullore të

këtyre gjuhëve. Sipas tij, në këto gjuhë mënjanimi i paskajores nëpërmjet ndërtimeve

me format e lidhores (hipotaksë) ose të dëftores (parataksë) është bërë nën ndikimin e

sintaksës së latinishtes popullore. Por për greqishten e re ai e përjashton një ndikim të

tillë (:1962, 105 v.).

Ky shpjegim i Reichenkron-it, që është kritikuar nga Solta (:1980, 214) dhe me rezervë

edhe nga Schaller-i (:1975, 159)TF55FT, nuk arrin të sqarojë se si latinishtja popullore në

vendet ballkanike ka ushtruar një ndikim të tillë në një kohë që në gjuhët romane

perëndimore paskajorja nuk u mënjanua nga përdorimi (shih & 8).

21. Siç u vu në dukje në & 15, për mënjanimin e paskajores në gjuhët ballkanike disa

gjuhëtarë kanë shprehur mendimin se është përftuar në mënyrë paralele, të pavarur.

Burimin e kësaj dukurie në gjuhët ballkanike këta gjuhëtarë, në përgjithësi, e kanë

kërkuar në “paqartësinë”, në “mungesën e shprehësisë”, në “abstraktësinë” etj. të

paskajores. Madje, ndonjë syresh si Bacinski (:1946, 57 v.), pasi e kundërshton tezën e

burimit grek apo shqiptar për dukurinë në shqyrtim, pohon: “... zëvendësimi i paskajores

nga një fjali e nënrenditur qëllimore mund të përftohej kudo dhe në mënyrë të pavarur.

Këtë prirje e kemi parë të përvijohet në latinishten klasike dhe të shfaqet më me forcë në

greqishte deri në zhdukjen e paskajores pa ndikim të jashtëm. Ne shohim që

zëvendësimi i paskajores të zhvillohet në mënyrë progresive në tekstet tona të vjetra

[=rumune - Sh.D.]...”

T54T Pasi pranon që në greqishte dukuria në shqyrtim është përftuar në mënyrë të pavarur, ai shton se “nuk

duhet mohuar që greqishtja pastaj qysh nga koha bizantine deri në kohën e greqishtes së re të ketë

ndikuar, madje në një masë të fortë, në organizimin e tipave të përmendur nga Sandfeldi në gjuhët e

ndryshme ballkanike”.

T55T Nga mënyra se si e paraqet mendimin e Reixhenkron-it, të krijohet përshtypja se vetë Schaller-i ka

rezerva ndaj atij mendimi.

144

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!