20.02.2013 Views

Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe

Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe

Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

b) Diskutim në çifte (ose në treshe) dhe më pas në grupe. Nxënësit do të bëjnë plotësime

e sqarime midis tyre gjatë diskutimeve rreth çështjeve të hedhura në tabelë.

c) Sqarime për pyetjet dhe çështjet e ngritura nga nxënësit. Gjatë kësaj kohe mësuesi

plotëson më tej tabelën. Mësuesi duhet t’u bëjë të qartë nxënësve:

- Dy llojet e zgjedhimeve në gjuhën shqipe: vepror dhe jovepror.

- Gjatë zgjedhimit folja merr dy forma: sintetike dhe analitike. Forma sintetike –

ndryshimet gjatë zgjedhimit ndodhin në trup të foljes. Forma analitike – ndryshimet

formale gjatë zgjedhimit ndodhin jashtë trupit të foljes. Këto ndryshime realizohen me

anë të foljeve ndihmëse kam, jam dhe pjesëzave u, do, do të, etj.

- Klasifikimin e foljeve në zgjedhime duke u mbështetur në tingullin fundor të temave si

dhe në mbaresat vetore të kohës së tashme të mënyrës dëftore në formën veprore.

- Tri zgjedhimet, shembuj për secilin zgjedhim. Për ilustrim mund të përdoren ushtrimet

2 dhe 3.

3. Reflektimi. Punë në grupe.

Mësuesi ndan klasën në grupe dhe cakton detyrat për secilin grup.

Grupi 1 – ushtrimi 1. Nxënësit do të gjejnë foljet në tekstin e dhënë dhe do t’i ndajnë

sipas zgjedhimit përkatës.

Grupi 2 – ushtrimi 4. Nxënësit do të ndërtojnë nga dy fjali me folje nga të tri zgjedhimet.

Përfaqësuesit e grupeve japin përgjigjet e ushtrimeve. Përgjigjet diskutohen më gjithë

klasën.

Përmbledhje e orës dhe vlerësim.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 5. Nxënësit do të bëjnë një shkrim të shkurtër me temë “Në

shkollën time” ku të përdorin folje të të tre zgjedhimeve në të dy format.

Të lexuarit

Ferit Lamaj

Kush e hëngri mjaltin

Objektivat:

- Të identifikojnë personazhet e fabulës..

- Të diskutojnë për kujdesin që duhet të tregojmë ndaj njerëzve intrigantë..

‐ Të renditin disa nga mesazhet që trajtohen në këtë fabulë.

Mjetet e punës. Tabela e zezë, shkumësa me ngjyra, gjuha shqipe 7.

Zhvillimi i mësimit.

Hapi i parë. Lexohet detyra e shtëpisë. Nxënësit vlerësojnë njëri –tjetrin duke dhënë

mendimet e tyre.

Hapi i dytë. Mësuesi shtron pyetjet :

Ç’janë fabulat? A ju pëlqejnë? Përmendni disa fabulistë të huaj edhe shqiptarë.

Nxënësit japin informacionin e tyre mbi pyetjet e hedhura.

Hapi i tretë. Mësuesi vendos një nxënës për të lexuar fabulat e dhëna në tekst.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!