20.02.2013 Views

Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe

Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe

Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Prometeu u dha njerëzve dritën, u hapi sytë. Ku duket kjo? Konkretizo me shembuj në tekst.

Grupi i tretë.

Si mendoni ju çfarë të mirash do kishin njerëzit prej zjarrit? Kujtoni nga historia

njohuritë e marra. Diskutoni me njëri – tjetrin.

Grupi i katërt.

Nxirrni detajet të cilat pasqyrojnë ditët e fundit të Aleksandrit të Madh.

Hapi i shtatë. Mësuesi vlerëson nxënësit sipas aktivizimit të tyre.

Përmbledhje e orës. Konkluzione. Detyra.

Sintaksë

Kundrinori i drejtë dhe i zhdrejtë.

Ora e parë

Objektivat:

- Të dallojnë kundrinorët dhe të përcaktojnë llojin e tyre.

- Të përcaktojnë natyrën e tyre, me se janë shprehur ata.

- Të përdorin drejt kundrinorin e drejtë dhe të zhdrejtë me dhe pa parafjalë në fjali.

Fjalë dhe shprehje kyçe: Kundrinor i drejtë, kundrinor i zhdrejtë me parafjalë, kundrinor i

zhdrejtë pa parafjalë, gjymtyrë e dytë, gjymtyrë e domosdoshme, etj.

Zhvillimi i mësimit

Hapi i parë. Lexohet teksti i dhënë në hyrje të mësimit dhe mësuesi u kërkon nxënësve

të përqendrohen te fjalët me shkronja të zeza. U kërkon nxënësve të thonë çfarë tregojnë

fjalët me të zeza. Me çfarë gjymtyre kemi të bëjmë?

Hapi i dytë. Brainstorming + kllaster. Për çfarë shërbejnë kundrinorët? Si i ndajmë ata? Me se

shprehen?

pa parafjalë

I drejtë - Kundrinori - i zhdrejtë

me parafjalë

Nxënësit nënvizojnë kundrinorë të tjerë që gjenden në tekstin e lexuar. Ata duhet t’i

ndajnë kundrinorët sipas llojeve dhe të thonë me se janë shprehur ata.

Hapi i tretë. Mësuesi jep shpjegime për secilin prej llojeve të kundrinorëve.

Ai duhet t’u bëjë të qartë nxënësve:

Çfarë tregojnë kundrinorët e drejtë.

Me çfarë shprehet.

Roli i tij në fjali dhe vendi që zë në të.

Çfarë tregon kundrinori i zhdrejtë, me dhe pa parafjalë.

Ndërtimi dhe roli i tij në fjali.

Gjatë shpjegimit mësuesi përdor fjali për ilustrim.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!