20.02.2013 Views

Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe

Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe

Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Leksikologji

Fjala dhe përbërësit e saj.

Objektivat:

- Të dallojnë fjalët e parme nga të prejardhurat.

- Të dallojnë drejt përbërësit e fjalës: rrënjë, temë, mbaresë.

- Të ndërtojnë familje fjalësh për fjalë të ndryshme.

Fjalë dhe shprehje kyçe: rrënjë, temë, mbaresë, fjalë të parme, fjalë të prejardhura,

familje fjalësh.

Metodat e mësimdhënies: kllaster, teknika e pyetjeve, diskutim, shpjegim, praktikë e

udhëhequr, punë në dyshe, punë e pavarur.

Zhvillimi i mësimit

Hapi i parë. Kllaster për pjesët e ligjëratës.

Të ndryshueshme Pjesët e ligjëratës Të pandryshueshme

Hapi i dytë. Punë në dyshe. Lexim i fragmentit të dhënë në tekst dhe plotësim në dyshe i

tabelës duke i klasifikuar fjalët në të ndryshueshme dhe të pandryshueshme. Hapi III.

Mësuesi shkruan në dërrasë fjalët me shkronja të zeza në tekstin në krye të mësimit:

mal-e

mal-i

mal-et

U kërkon nxënësve që të nënvizojnë pjesën që ndryshon dhe të thonë nëse kemi të bëjmë

me një fjalë apo me fjalë të ndryshme.

Mësuesi ndalet në shpjegimin e koncepteve fjalë, formë, rrënjë, temë, mbaresë duke iu

referuar shembujve të mësipërm si edhe shembujve të tjerë.

Gjatë shpjegimit mësuesi përfshin edhe nxënësit gjatë analizave të shembujve të

ndryshëm në dërrasë. P.sh.

Nënvizoni me një vizë temën dhe me dy mbaresën në fjalët e mëposhtme:

Lexonin, fjalët, këngë, shpjegonte, dallgëve, hapja.

Mësuesi ndërton në dërrasë të zezë së bashku me nxënësit një familje fjalësh.

Plotësoni skemën. Ndërtoni familjen e fjalës vend. (me shigjeta)

Vendos vendim

Vend

Mësuesi jep sqarime mbi ndarjen e fjalëve në të parme e të prejardhura.

Fjalët e parme janë fjalë që nuk kanë ardhur nga ndonjë fjalë tjetër. Fjalët e prejardhura

janë fjalë që rrjedhin nga një fjalë tjetër e parme apo e prejardhur. Në skemën e

mësipërme fjala vend është fjalë e parme ndërsa fjala vendos është fjalë e prejardhur.

Ajo rrjedh nga fjala e parme vend. Fjalët e prejardhura nga e njëjta rrënjë formojnë një

familje fjalësh.

Hapi i tretë. Praktikë e udhëhequr. Ushtrimi 1. Mësuesi ndjek dhe udhëzon nxënësit në

plotësimin e ushtrimit duke vendosur saktë mbaresat e fjalëve në kllapa.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!