20.02.2013 Views

Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe

Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe

Plani Mësimor dhe Libri i Mësuesit -Gjuha Shqipe

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

2. Hapi i dytë. Praktikë e pavarur.

Çdo nxënësi do t’i jepet fisha me ushtrimet e mëposhtme:

1. Plotësoni tabelën duke e zgjedhuar foljen në mënyrën habitore, forma joveprore.

e tashme e pakryer e kryer më se e kryer

unë qenkam rregulluar

ti qenkëshe rregulluar

ai /ajo u rregulluaka

ne

ju u rregulluakëshit

ata/ato

2. Nënvizoni foljet në mënyrën dëshirore. Përcaktoni kohën, vetën, numrin dhe formën e

tyre.

“ –Të fala pastë! Gëzuar që paski marrë fjalën e mirë! Na u kthefshin shëndoshë!

Gëzofshin shtëpinë e miqësinë! U dalshin përpara fëmijët që t’i presin, të kuq si karpuzët

e Ago Mersinit!

-Të lumtë goja, t’u bëftë e argjendtë. Gaz paç!”

3. Shkruani fjali me foljet e dhëna duke i vendosur ato në një herë në formën veprore e

një herë në formën joveprore në mënyrat habitore e dëshirore: gëzoj, jam, vendos.

4. Shkruani një dialog ku të përdorni folje në urdhërore.

Nxënësit do të punojnë në mënyrë të pavarur për një kohë prej 20’.

3. Hapi i tretë. Diskutim dhe vlerësim i punës së pavarur.

a) Diskutim në dyshe (ose treshe). Nxënësit do të ballafaqojnë punën mes njëri-tjetrit dhe

do të bëjnë ndërhyrjet e nevojshme.

b) Diskutim si klasë. Zgjidhet njëra nga dy mënyrat: ose mësuesi dikton përgjigjet e sakta

dhe nxënësit vetëqortojnë punën e tyre, ose përgjigjen nxënësit dhe gjykohet e vlerësohet

zgjidhja e dhënë prej tyre.

Mësuesi do të ndalet në mënyrë të veçantë në analizat e foljeve duke dalë edhe nga

kërkesa e ushtrimeve për t’i aftësuar nxënësit në kryerjen e këtyre analizave. P.sh. gjatë

punimit të ushtrimit 2 ku nxënësve u kërkohet të analizojnë foljet në mënyrën dëshirore

mësuesi mund të marrë folje të tjera, në mënyra e kohë të ndryshme, për t’i aftësuar ata

në këto lloj analizash. Gjithashtu mësuesi ndalet në mënyrën e ndërtimit të fjalive.

4. Detyrë shtëpie. Nxënësit duhet të shkëpusin nga krijimtaria gojore (folklori) një krijim

ku të jenë përdorur folje në habitore e dëshirore.

Sintaksë

Funksioni i fjalëve në fjali. Grupi i kryefjalës.

Objektivat:

- Të përcaktojnë drejt funksionet e fjalëve dhe të grupeve të fjalëve në fjali.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!