09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

që e kushtëzojnë: mbasi të fillojnë jetën e pavarur qytetare,

mbasi të rriten dhe të piqen, shkrimtarët e kuptojnë ose se

u mungon talenti — që është shkaku i parë ose talentin e

tyre e dëmton dëshira që të krijojnë një mirëqenje më të

dalluar dhe të bëjnë një jetë më luksoze — që është shkaku i

dytë i heshtjes së tyre. Idealct e larta të krijimtarisë dhe të

ndikimit në botën shpirtërore të njerëzve ata i zëvendësojnë

ashtu me idealin praktik të mirëqenjes materiale dhe të

standardit. Krijimtaria, që kryesisht është e përcjellë prej

vuajtjes dhe vetmisë, por që sjell një kënaqësi të nivelit

më të lartë, i nënshtrohet qejfit dhe jetës së lehtë, që sjell

një kënaqësi më të shkurtër dhe më të zakonshme. A janë

këto dy shkaqe arësyeja e tjetërsimit prej letërsisë të Azem

Shkrelit, apo është vetëm njëri prej tyre, s'mund të thuhet

me siguri të plotë.

Shkrimet e para të Azem Shkrelit, vjershat dhe prozat,

janë pritur me interesim si prej masës së lexuesve ashtu

edhe prej kritikës sonë të asaj kohe dhe, lirisht mund të

thuhet, në letërsinë shqipe të Kosovës edhe ai hyn në radhën

e atyre shkrimtarëve, prej të cilëve është pritur më

shumë se ç'kanë dhënë, dhe, më në fund, të cilëve janë

përpjekur t'ua krijojnë, dhe ua kanë krijuar, kushtet me

qëllim që t'i përmbushin premtimet e tyre. Në vend se t'i

shfrytëzonte kushtet që janë kujdesur t'ja krijojnë dhe të

mirrej me krijimtarinë letrare më me interesim dhe përkushtim

se ç'është marrë, ndërkaq, Azem Shkreli ka zënë

të interesohet më vonë për sfera të tjera veprimtarie, shumë

më zellshëm se sa për vetë krijimtarinë artistike. Në këtë

mënyrë vokacionin artistik, që të gjithëve u është dukur

se është vokacioni i tij i parë dhe jetësor, ai e ka vënë në

plan të dytë, ose të tretë, kurse në plan të parë të interesimeve

dhe të ambicjeve të veta ka vënë një vokacion tjetër,

që e kanë edhe shumë e shumë njerëz të tjerë. Krijimtaria

letrare me kohë është bërë për të një punë e rastit, së cilës i

është kthyer kur ka pasur kohë, kur është gjetur në çastet

e kotësisë dhe prej misionit jetësor e ka shndërruar në një

hobi të paobliguar me të cilin njeriu mirret, por edhe pa

të cilin mundet, ashtu sikundër është hobi mbledhja e

pullave postale, e brinave të kaprojve ose, tekembramja, e

104

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!