09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Jo rastësisht, shkrimtari Ismail Kadare i është përveshur

trajtimit të një problematike historike e cila i ka

dhënë volinë të shtrojë një paralele me kohën e sotme dhe,

jo rastësisht, e ka quajtur Kështjella romanin e tij më të ri.

Nuk është rastisje, gjithashtu, pse në letërsinë shqipe ashtu

sikundër edhe në letërsitë e popujve të tjerë të Ballkanit,

shfrytëzohet shpesh materja historike si mundësi e realizimit

të domethënjeve me interes bashkëkohor, ashtu sikundër

nuk është rastisje që pikërisht kështjellat dhe avllitë

janë simbole të shpeshta të letërsive ballkanike. Qëllimi i

Ismail Kadaresë pa dyshim nuk ka qenë të trajtojë një

ngjarje historike apo të glorifikojë një personazh të historisë

kombëtare, sado i madh dhe pozitiv qoftë roli i tij në

të kaluarën e shqiptarëve, por të shtrojë një paralele alegorike

— simbolike ndërmjet një periudhe të shkuar të

kësaj historie me historinë bashkëkohore të Shqipërisë.

I Jiruar pak a shumë, ndonëse jo tërësisht, prej romantizmit

kombëtar aq sa edhe prej dëshirës që të kënaqë kërshërinë

e lexuesve, për të ndodhurat e përgjakshme historike, ai

ka dashur të trajtojë idenë e luftës ndërmjet të madhit dhe

të voglit me shkaqet dhe pasojat që u prijnë dhe i mbyllin

luftërat e këtilla. Edhe në shkrimet e tjera, qoftë në poezinë,

qoftë në prozën, ai është marrë më shumë më trajtimin e

ideve, kurse personazhet dhe situatat që ka krijuar vetëm se

u kanë shërbyer këtyre ideve të tij. Në krijimtarinë e Ismail

Kadaresë mund të vërehet një tendencë karakteristike për

një pjesë të madhe të letërsisë bashkëkohore, që e kanë

vërejtur teorikët dhe studjuesit e saj: tendenca e meditimeve

dhe e trajtimit të ideve me karakter të përgjithshëm.

Simboli i Kështjellës i është përgjegjur mirë këtij shkrimtari

që ta strehojë dhe ta intensifikojë idenë e tij ashtu sikundër

e ka strehuar idenë e tij, mjaft aktuale për njerëzimin e sotëm,

Alber Kamy nën simbolin e Murtajës.

Përse pikërisht një problematikë historike e shfrytëzon

Ismail Kadare për të folur për problematikën bashkëkohore?

Përse hudhet aqë larg për të na folur për probleme

kaqë të afërme? Shkaqet, sigurisht, janë kuptimore dhe

artistike.

155

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!