09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

qetësinë fqiut tënd. Si realistë duhet të pranojmë se edhe

prej të mirash ata janë tërbuar ndonjëherë, se njerëzit edhe

e mira i çon peshë:

Por edhe n'odë kanë ra n'ujdi malsorët shpeshherë

Njerzit n'atë kohë sho'shojnë s'e kanë prekë në nderë.

(Kulla)

Mrekulli! Më tepër nuk duhet për të parë se gjer në çfarë

shkalle ka mbërrijtur idealizimi i jetës sonë patriarkale në

vjershat më të reja të Hasan Hasanit. Kush e sheh jetën me

mrenë në sytë ose e sheh plotësisht të zezë, ose plotësisht

të bardhë dhe, duke e parë në këtë mënyrë, është e kuptueshme

që ta bëjë përjashtimin ligj. Më tepër se shtatëdhjetë

vite kanë kaluar ç'prejse poeti i nevrikosur, Çajupi, ka zënë

të bërtasë se në jetën e shqiptarëve shumëçka nuk është në

rregull. Duke e vazhduar zërin e tij kundër idealizimit të

dokeve dhe zakoneve tona, gjatë këtyre vjetëve një numër

i madh shkrimtarësh tanë janë orvatur të na bindin se mentalitetin

tonë tradicional duhet ta shikojmë në një mënyrë

kritike me shpresë se do të ndikojmë në zhdukjen e veseve

dhe përsosjen morale të njerëzve. S'duhet lexuar më tepër

se fjalimet e Nolit, ca prej prozave të Sterjo Spasses apo të

vjershave të Migjenit dhe të Esad Mekulit për të parë se

shqiptarët kanë duruar shumë gazep njëri prej tjetrit dhe

se proza e jetës së tyre ishte shumë më e madhe se poezia.

Ata na kanë mësuar të besojmë se njerëzit tanë jo vetëm se

nuk i kanë prekur në nder njëri tjetrit, po edhe kanë bërë

gjëra që ndër popujt e qytetëruar nuk bëhen tash sa shekuj.

Atë harmoninë e imagjinuar të disa poetëve tanë të Rilindjes

dhe të kësaj kohe, ata kanë ditur ta prishin me gjëra tragjike

dhe qesharake. Të bërat tragjike dihen, kurse të bërat

qesharake dhe tragjike, siç janë djegja e sanave, qethja e

dhenve dhe helmimi i pulave të shoqishoqit me duqa brumi

të mbushur shtarë dhe xhama — këto as nuk është dashur

të përmenden!

Është thënë që moti se përmbajtja e cakton formën

dhe se mënyra e shikimit të dukurive dhe fenomeneve shoqërore

e natyrore e kushtëzon mënyrën e shprehjes së tyre.

7* 99

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!