09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

shumti interesohet se cila tryezë do të jetë skaj tryezës së

tij dhe shfrytëzon të gjitha mënyrat e mundshme që ai

dikush, afër të cilit do ta ketë tryezën, të jetë një person

sa më i njohur dhe, sipas mundësive, të jetë ndonjë funksionar

i lartë. Snobi nuk do të ishte snob sikur mos të lektisej

që të jetë af ër autoriteteve sa më të mëdha aktuale politike,

shoqërore dhe tradicionale, do të thotë gjenealogjike.

Pozitën e vet shoqërore snobi e reklamon posaçërisht

mirë edhe me rastin e premierave të rralla, shumë të rralla,

të teatrove tona. Snobi shkon solemnisht në secilën premierë

dhe shkon më tepër për t'i parë shikuesit e tjerë se

sa për të parë shfaqjen. Paradhomat e teatrit janë arena

të vërteta të snobizmit. Snobi, zakonisht, takohet aty me

snobët e tjerë, u jep dhe merr përshëndetje në stilin tradicional,

i merr nëpër gojë të tjerët dhe i sdudjon sjelljet,

qëndrimet dhe veshjet e snobëve apo qytetarëve të tjerë.

Në ambientet e këtilla snobi nuk pushon të ulë dhe të

ngritë kokën, të thejë belin dhe të marrë qëndrim gatitu,

thuase është i stisur me frak dhe kollaro të ngritur. Çdo

snob e di se qeshja e zëshme dhe sharmante është grepi

më i mirë në të cilin kapet interesimi i të tjerëve, prandaj

të gjithë snobët kujdesen të qeshin sa më të madhe,

sa më bukur dhe sa më shpesh. Në rastet e këtilla, të rralla

dhe solemne, posaçërisht interesante është snobesha e

snobit. Ajo është e veshur dhe e ngjeshur ose sipas modës

së shekujve të shkuar, ose sipas modës më të re dhe është

e stolisur me gushore, hallhalle, unaza dhe rekuizita të

tjera prej ari, në raste më të shpeshta të importuara prej

Amerikës, Greqisë, Italisë apo Francës. Snobesha nuk

stoliset me mallin e vendeve të Lindjes për shkak se këtë

mall e nënçmon si mall të lirë.

Snobi reklamohet me sukses të posaçëm edhe në rrugë,

me anën e veturës, që është rekuizit i domosdoshëm i snobizmit

bashkëkohor. Për snobin vetura nuk është një mjet

komunikacioni me të cilin i kryen më shpejt disa prej punëve

të përditshme, prandaj kujdeset të blejë një veturë sa më

të shtrenjtë, sa më të gjatë, sa më të bukur, sa më ekspresive.

Dhe snobi nuk shihet shpesh në veturë, por kur shihet

atëherë shihet vërtet solemnisht: me krejt garniturën e

54

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!