09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KRITIKA PA ESTETIKË

Në qoftë se nuk mund të thuhet se është kritik me ndikim

të madh dhe frytdhënës në rrjedhat e sotme mjaft të

degëzuara të letërsisë shqipe, sigurisht se do të mund të

thuhet se tani për tani Razi Brahimi është njëri prej kritikëve

më produktiv dhe akoma të lexuar shqiptar, shkrimet

e të cilit janë botuar në vëllime të veçanta duke filluar prej

vitit 1960 kur përmbledhje të shkrimeve kritike edhe nuk

kishte në letërsinë tonë. Bibliografia e gjertanishme dëshmon

se kërshëria e tij studjuese është mjaft e gjithanshme dhe,

në pikëpamje të viteve letrarë, që ua kushton interisimin

e vet, mjaft e gjerë: ai mirret, gati se, me të njëjtin sukses

dhe të njëjtën kompetencë si me letërsinë e sotme, ashtu edhe

me letërsinë e paraluftës, megjithëse me të parën më shpesh

dhe më me përkushtim se me të dytën, mandej me prozën,

me poezinë, me disa probleme të veçanta të letërsisë së sotme

shqipe e, ndonjëherë, edhe me disa probleme të veçanta të

letërsisë në përgjithësi. Në të njëjtën kohë për të mund të

thuhet se është njeri prej kritikëve të paktë shqiptarë, që

aktivitetin e vet si studjues i letërsisë e shpreh përmes

formave të ndryshme të kritikës sikundër janë reçensioni,

artikulli, vështrimi, eseu, trajtesa, studimi eseistik, kurse

monografia është akoma i vetmi lloj i kritikës, të cilin nuk

e ka provuar. Megjithëse mirret edhe me krijimtarinë ima-

213

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!