09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Toka pjesë-pjesë n'pavarësi u ça

Uji kulla prej akullit krijoi

Flora i shpalli luftë Erës dhe Diellit

Fauna e sulmoi edhe Zotin edhe Djallin

Njerzit fyta-fyt ndër vedi thikat i ndërsyen . . .

-Një diç

N'buthtimin vonak mesnateve sekrete

Natyrën e flliqi në ballë tri herë!

(Mëkati)

Edhe pse në shikim të parë poet intelektualist, që e tërheq

magjia e fjalëve dhe kërshëria që ta shohë botën prej këndit

të një esteticisti, Musa Ramadani në shumë raste është në

gjendje ta ngrisë poaq edhe temperaturën e reagimit të vet

emocional ndaj realitetit shoqëror. Për këtë shkak edhe për

të mund të thuhet se është poet që angazhohet në mënyrë

të vet, në një mënyrë më universale se ç'është angazhimi i

ngushtë politiko-partiak. Këtë masë të lartë të humanizmit

të tij më së miri e dëshmon kjo vjershë, në të cilën ka gjetur

shprehje ritmi bashkëkohor i jetës së njerëzve, po edhe

dëshira e poetit që të vejë ura mirëkuptimi përmes zemrave

të tyre:

88

Pyeta kalimtarin e parë:

Theqafas përse ashtu nxiton

Koha, po druaj, don për t'm'zënë

Tha.

Kalimtarit t'mbramë iu drejtova:

Këmba-këmbës përse ashtu ecë

Koha në vënd ka për të ngecë

Gjegji.

O me shkop përmbrapa njerzit i ndoqa

Njeri-tjetrin diku n'hapësirë për ta mbërri

Duart e zëmrat që t'i bëjnë një

Por. . .

Koha foli kështu e kurrmë nuk u ndi'.

(Dialog i parëndomtë)

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!