09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

i Bajram Currit ose, më në fund, i Ahmet Zogut. Në qoftë

se të parët e tij janë dalluar në hajni, cubni, hakmarrje

dhe krime të tjera atëherë snobi të thotë se të gjitha këto

ata i kanë bërë për qëllime më të larta kombëtare apo fisnore.

Snobi që në asnjë mënyrë nuk mund të jetë „fisnik"

në linjën e babajt, kujdeset të jetë f isnik në linjën e mamasë,

prandaj edhe krejt meritat e të parëve të të jatit i qet në

adresën e të parëve të nënës. E në qoftë se nuk mund të

jetë „fisnik" as përkah baba, as përkah nëna, atëherë snobi

kujdeset të jetë „fisnik" përkah bashkëshortja e tij. Në

gjuhën e snobit kjo do të thotë se së paku pasardhësit e tij

do të kenë së paku një damar nëpër të cilin do të rrjedhë

gjaku i çmuar i fisnikërisë. Nuk është çudi, prandaj, pse

snobi flet shpesh për fëmijët e vet, pse fëmijët e vet i tregon

të jashtëzakonshëm në të gjitha pikëpamjet dhe me të

gjitha cilësitë. Në ndonjë rast, jo edhe të rrallë, mund të

takohet ndonjë snob që të thotë: djali im është i hatashëm,

është i fortë si çelik, është i mençëm si t'i kishte njëzet

vjet, është vunderkind i vërtetë. Me pamjen dhe karakterin

i përngjet gjyshit të vet, të ndjerë, filan fistekut, i cili kishte

dhjetë dyqane, ose ndante pleqërinë e nëntë fshatrave.

Në rastin tjetër ndonjë snob të thotë: çupa ime është një

hanëme e vërtetë, me pamjen dhe qëndrimin i përngjet

gjyshes së vet të ndjerë, rrin dhe sillet si zonjë, ka mësuar

anglishten dhe turqishten e, në kohë të fundit, po bën edhe

balet. Kushedi, do të jetë balerinë ose këngëtare e operas.

Për secilin snob pasardhësit e vegjël janë eksponate

të mrekullueshme, xhevahirë të shtrenjtë, me të cilët del

në panairin e snobizmit.

Me kujdes dhe sukses të veçantë snobi ekspozohet

në vendet dhe lokalet, në të cilat në raste dhe momente

të ndryshme tubohen shumë njerëz. Snobi mendon disa

muaj përpara se si do ta kalojë dhe tek do ta kalojë, fjala

vjen, vitin e ri. Muaj të tërë përpara, ai kujdeset të sigurojë

veshje dhe stolisje të veçantë, të zgjedhë lokalin, tryezën,

ngjyrën e mbulojës së tryezës, cilësinë e gotave me të cilat

do të pijë dhe të pirunjve me të cilët do të hajë. Ai interesohet

se kush krejt do të shkojë në atë lokal, se sa do ta

ketë larg muzikën, se cili kamarier do ta shërbejë. Më së

53

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!