09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

çatisë së Kozmosit; në ndërkohë, pala e të tretëve, vazhdon

ndjekjen e njeriut.

Si në tregimet e përmbledhjeve të para, ashtu edhe në

këtë vepër, Anton Pashku vazhdon të insistojë në paraqitjen

sa më të hollësishme të së keqes, të shemtisë, të ideve

të njëanshme, të veprimeve të çuditshme të njerëzve dhe

ky insistim mund të nxisë supozimin se ai nuk është shumë

i interesuar për anën tjetër të çështjes. Po nuk e ka titulluar

më kot O h prozën e tij kësaj radhe, megjithëse deklarimin

e vet në anën e së mirës ai nuk e shpreh duke zgjuar

ndjenjën sentimentale të lexuesit. Mospajtimin e tij me situatën

e tillë të njeriut dhe me idetë ekstreme të disa personazheve

ai e shpreh me anën e ironisë, me të cilën i përcjell

mbrojtësit e këtyre ideve. Kështu, bie fjala, protagonistët

që simbolizojnë qoftë kozmopolitizmin, qoftë autarkinë

e mbylljes në vetëvete, ai i detronizon moralisht

dhe ideologjikisht me paraqitjen e veseve psikike, që shprehen

në mendimet, në gjestet e tyre fizike. Duke i përshkruar

ëndërrimet e tyre fantastike në një mënyrë sa më groteske,

ai jo vetëm se i bën qesharakë apo tragjikë, por i bën fare

të pakuptimtë. Po vlerën e ideve të këtilla në të njëjtën

kohë ai e rrënon edhe me simbolikën historike të veprës,

të realizuar përmes episodit mbi përçarjen, luftën e pasuksesshme

dhe, në fund, kapitulimin e ilirëve nën pushtimin

romak. Ky episod, në të cilin, përpos tjerash, thuhet se

ne „shpesh e kemi humbë kryet për pasqyra me dy faqe

dhe për seli ma të madhe ..." dhe se kurrë nuk kemi

mbetur pa Batot, edhe pse vazhdimisht ishin të kërcënuar

prej Augustave, është një paralele alegorike e situatës bashkëkohëse,

prandaj në të njëjtën kohë një ironizim i saj përmes

mësimit të historisë.

Domethënjet simbolike të aspekteve, të përfaqësuara

prej episodeve të veçanta, Anton Pashku i ka shtruar brenda

kornizës së simbolikës së përgjithshme të veprës, në të

cilën ai është marrë me çështjen: a ka kuptim aksioni i

njeriut në botën e sotme, në të cilën nuk mund të mendojmë

e mos të kujtojmë gjahtarët që duan të vrasin, të vrasin

çdo gjë të gjallë apo, madje, edhe Los Alamosin dhe Hiroshimën?

Do të ishte lajthitje të besohet se Anton Pashkun

12 Panteoni i rralluar 177

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!