09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

nuk dëshiron të nxjerrë konkluzione të drejta dhe të qëndruara,

shtrohen pyetjet: Përse i ngjet ashtu?

S'ka dyshim se një numri të problemeve të trajtuara ai

nuk ka mundur t'u japë përgjegje të drejtë, që do të ishte

në nivelin e shkencës së sotme letrare, për shkak të mungesës

së sistemit kritik bashkëkohor, kurse një pjese tjetër

ju ka dhënë përgjegje të paqëndruara për shkak se ato probleme

i shikon prej një këndi të ngushtë. Qoftë letërsinë e

traditës, qoftë letërsinë e sotme, ai e shikon prej këndit

ideologjik, në njërën dhe prej këndit politik, në anën tjetër.

Duke folur për një formë aq të rëndësishme të aktivitetit

shpirtëror të njeriut, sikundër është letërsia, në radhë të

parë me gjuhën politike, ai, shpesh, edhe nuk kujdeset që

të flasë pa paragjykime dhe subjektivizëm. Ai nuk do të

mund të thonte kurrë si Aristoteli: „E dua Platonin, po

të vërtetën e dua më shumë". Jo rastësisht në prozën e tij

kritike përskaj shablloneve logjike prehet një formalizëm

impresionist, që e bën kritikën e Ismail Kadaresë dyfish

anakronike.

Duke e shikuar letërsinë prej aspektit ideologjik dhe

politik, në njërën dhe duke ju dhënë shprehje të lirë simpative

dhe antipative të tij subjektive, në anën tjetër, është e

kuptueshme pse pjesën më të madhe të eseve dhe shënimeve

të librit Autobiografia e popullit në vargje i përshkon një

ton polemizues, i sertë, njëfarë hidhërimi i pamotivuar,

shkaktarët e të cilit janë të panjohur apo nuk janë fajtorë.

Një disponim i këtillë doemos e ka sjellë Ismail Kadarenë

deri tek pohimet apo mohimet apodiktike, të cilat ja prejnë

çdo shtek mendimit tjetër eventual, që nuk do të ishte në

pajtim me mendimin e tij dhe ja mohojnë respektin çdo

kritiku, që do të pohonte ndryshe. Kështu, fjala vjen, sipas

tij, historiani i letërsisë që e vlerëson artistikisht krijimtarinë

e Naim Frashërit, do të bëjë „gjënë më të shëmtuar", kurse

historiani që do të mendojë ndryshe për Migjenin dhe do

të kuturisë ta zbresë ndonjë shkallë më poshtë nga lartësia

olimpike, sipas logjikës së Ismail Kadaresë, do të jetë thjesht

një reaksionar. Le të dalë, tani, pas këtyre shënimeve të

tij, ndonjë kritik apo historian i letërsisë shqipe dhe le të

flasë për artin e Naimit dhe të Migjenit ndryshe prej Ismail

236

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!