09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

shkoqet ndonjë skriboman që s'ka prirje, por është dëm

kur prej saj tëhuajet një krijues, i cili ka dëshmuar që mund

të jetë së paku një shkrimtar korekt. Po një kërkesë e këtillë,

për botëkuptimin e dikujt, mund të jetë edhe e kotë,

e panevojshme për shkak se njerëzit i kushtohen atij aktiviteti,

për të cilin ndjejnë se kanë prirje dhe e braktisisin

atë, për të cilin e shohin me kohë se s'janë mjaft të pregatitur.

Nuk mund të thuhet se poeti dhe prozatori Azem

Shkreli e ka braktisur plotësisht letërsinë dhe se ka mbetur

si krijues atje tek ka filluar, por vetëm se nuk ka mbërrijtur

atje tek është shpresuar se do të mbërrijë. Po të krahasohen

vjershat e përmbledhjes së tij më të re E di një fjalë prej

guri, me vjershat e dy përmbledhjeve të përparme Bulzat

(1960) dhe Engjujt e rrugëve (1963) do të vërehet fare kollaj

se njëfarë ngritje e tij është e dukshme si në pikëpamje të

vëllimit të temave dhe ideve prej të cilave është frymëzuar,

ashtu edhe në pikëpamje të mënyrës se si i ka trajtuar ato.

Në vjershat e përmbledhjes së parë — më shumë, kurse

në ato të së dytës — më pak, ai e ka kënduar vendlindjen

e tij, Rugovën, me një ton ekzaltues që, zakonisht, edhe

vjen në shprehje në vjershat e një të riu që sapo është shkoqur

prej rrethit të fëmijënisë por ka ruajtur ndjeshmërinë

dhe shijen e mjedisit ku ka lindur. Në këto vjersha ai më

së shpeshti është frymëzuar prej jetës së thjeshtë, baritore

të fshatarëve të Rugovës dhe në to më së shpeshti përmenden

grykat, malet, bjeshkët, tëbanat, kostarët, malësoret,

gjyshet, gjyshat, tufat, gurrat dhe rekuizitat e tjera që,

rëndom, e përcjellin një poezi rustikale. Në njëfarë mënyre

të gjitha këto këngë janë, sikundër i quan vetë poeti në një

cikël të përmbledhjes së dytë Engjujt e rrugëve, kangë arkaike,

si me tonin ashtu edhe me disponimin që i karaterizon

ato. Azem Shkreli më rrallë ka mundur t'i shohë të

këqiat dhe plagët e jetës së fshatit se sa të mirat dhe ekzotikën

e saj, prandaj në vjershat e tij, shpesh është shprehur

një ndjenjë e flashkët, sentimentale, dhe njëfarë idealizimi

i asaj jete. Shumica e vjershave të dy përmbledhjeve

të para të Azem Shkrelit në të vërtetë janë tregime ose

anekdota të vargëruara rreth situatave apo të ngjarave në

107

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!