09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

dhe aq të ngarkuar me dilema dhe kundërthënje llojesh

të ndryshme, është aq më i çmuar dhe i mirëpritur: ashtu

ndikojnë më drejtpërdrejt në proceset letrare dhe kulturore

apo e tregojnë interesimin e tyre që të ndikojnë në to dhe

në dukuritë e tjera, me të cilat letërsia është në lidhje të

ngushtë. E kur shkrimtarët e një letërsie kombëtare nisin

të shkruajnë për të dhe çështje të tjera të saj, kjo është shenjë

e sigurtë se ajo letërsi po hyn në fazën e pjekurisë dhe se

është ngritur niveli intelektual i tyre. Letërsia shqipe, si

letërsi e një populli me traditë pak a shumë modeste letrare,

sipas të gjitha gjasave, tani po hyn në fazën e pjekurisë së

plotë intelektuale të krijuesve të saj. Me botimin e përmbledhjeve

të eseve dhe kritikave të Ali Abdihoxhës dhe

të Ismail Kadaresë shkrimtarët tanë sikur na paralajmërojnë

se gjithnjë e më shpesh dhe më me shumicë do ta

thonë mendimin e tyre qoftë për letërsinë tonë, qoftë për

probleme të përgjithshme të artit të fjalës.

Gjithmonë kur një shkrimtar shkruan jo vetëm letërsi

po edhe për letërsinë mund të shtrohet pyetja: cilat janë

arësyet kryesore, që e kanë nxitur ta provojë prirjen e tij

edhe në fushën e kritikës që, me të drejtë, konsiderohet

si një prej zhanreve më të vështira të letërsisë? Dhe, aq më

parë, kur një shkrimtar i shquar, i prirur dhe i popullarizuar,

si Ismail Kadare, vendos t'i publikqjë shkrimet e veta në

një përmbledhje, atëherë kemi të drejtë të supozojmë se

këtë e bën për disa arësye:

- pse dëshiron t'i çelë dyert e kabinetit krijues dhe t'i

flasc opinionit për përvojën letrare, të cilën me të drejtë

mund ta konsiderojë jo vetëm interesante për kureshtjen

e lexuesve, po të rëndësishme për studjuesit e veprës së tij

dhe për psikologjinë krijuese në përgjithësi.;

— pse dëshiron të shtrojë çështje letrare të pashtruara

fare apo të shtruara nga shkrimtarët dhe kritikët e tjerë,

me qëllimin që t'i kontribuojë ashtu shtruarjes dhe zgjidhjes

së tyre të drejtë ose të nxisë mendime dhe ide të reja,

me qëllim që t'i kontribuojë pasurimit të mendimit kritik;

— pse, tekembramja, është i pakënaqur me kritikën

bashkëkohëse, sikundër mund të jenë të pakënaqur me

mjekët e tyre shumica e pacientëve, dhe në subkoshiencën

15 Panteoni i rralluar 225

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!