09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

që e ndjen, që e shijon se sa me atë që as s'e sheh, as s'e

dëgjon, as s'e prek, as s'e ndjen e as s'e shijon drejtpërdrejt,

ndonëse mund t'ja shohë, dëgjojë prekë, ndjejë dhe

shijojë pasojat. Për njeriun e rrethuar nga bota materiale,

bota e gjësendeve konkrete, është disi e vështirë të mendojë

për asgjënë dhe të mirret me asgjënë, sado edhe asgjëja

mund ta ketë metafizikën e vet. E heshtja është një asgjë,

një hiç, një asgjë dhe një hiç për syrin, për veshin, për shqisat

e prekjes, megjithëse është diçka me pasojat e veta për

ndërgjegjen dhe marrëdhënjet njerëzore. Heshtja, pra,

është asgjë, hiç sa i përket ekzistencës së saj materiale, fizike,

por është diçka sa i përket pasojës, reflektimit. E kjo

domethënë se edhe me heshtjen, me fjalën e heshtur dhe

mendimin e fshehur, mund të thuhet diçka, diçka e rëndësishme

apo banale, e sinqertë apo e rrejshme, e ndershme

apo imorale, revoltuese apo oportuniste. Jo rastësisht,

prandaj, mund të dëgjohen shpeshherë njerëzit duke bërë

pyetjet: përse dikush hesht?.

Individi që vendos të mendojë rreth fjalës së heshtur

dhe mendimit të fshehur të njeriut që nuk e ka për zakon

të hesht shpeshë apo që është i ftuar ta thotë mendimin

e vet, që ta ketë më të qartë fenomenin e heshtjes doemos

shtrëngohet të shtrojë edhe pyetjet, që e plotësojnë atë të

parën: e që janë: kush është ai që hesht? Në cilin moment

hesht? Cili është shkaku i heshtjes së tij pikërisht në atë

moment? Përse sot është i disponuar të hesht, kurse dje

ishte aq i zëshëm? Ose, përse sot është aq i zeshëm, kurse

dje e kishte kyçur gojën me nëntë brava? Pyetjet e këtilla

është e domosdoshme të shtrohen për arësyen e thjeshtë

se vetëm me përgjegjet që do t'ju pjipeshin mund të kuptohet

më mirë heshtja e njeriut, e në radhë të parë e krijuesit,

për heshtjen e të cilit edhe është fjala në këtë mes.

Njerëzit në përgjithësi dhe krijuesit në veçanti heshtin

varësisht prej kontekstit konkret historik, shoqëror, social,

moral, politik e të tjera dhe një pohim i këtillë, me të

cilin, besoj, mund të pajtohen shumica e atyre që duan të

mendojnë rreth heshtjes, sjell përfundimin se fenomeni i

heshtjes së krijuesit mund të shikohet prej disa aspektesh:

prej aspektit filosofik; prej aspektit estetik; prej aspektit

21

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!