09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

promitimit të demagogeve, që në kohën e tij ishin shtuar

jashtëzakonisht shumë. Komedia e tij, Burrecët, ndofta,

është një prej veprave më të mira që ndonjëherë është shkruar

mbi temën e demagogjisë. Viljem Shekspiri, gjithashtu,

e ka prekur demagogjinë, kurse Mark Antoni i tij, në

tragjedinë Jul Qesari, është ekzemplar interesant i demagogut

të shkathët dhe të rrezikshëm. Ndër shkrimtarët

tanë, ndërkaq, prozatori i shquar, Shevqet Musaraj, është

përpjekur në romanin Para agimit të zbulojë demagogjinë

e disa intelektualëve shqiptarë në kohën e luftës së fundit,

megjithëse vetë tema e demagogjisë nuk ishte frymëzimi

i tij kryesor.

Të gjithë shkrimtarët që janë frymëzuar prej demagogjisë

dhe janë marrë me krijimin e tipeve të demagogëve

na kanë lënë një porosi të rëndësishme: demagogëve duhet

t'u ruhemi, por edhe të besojmë se të gjithë ata ja pregatisin

varrin vetëvetes. Demagogët e çojnë jetën në mirëqenje,

por të gjithë e përfundojnë në turp.

Urdhëroni, prandaj, shokë shkrimtarë dhe shkruani

për demagogjinë dhe demagogët e kësaj kohe edhe në

qoftë se ndonjëri jush vuan ngapak prej disa veseve të

vogla demagogjike. Urdhëroni, shkruani për demagogët

dhe mos u tutni prej tyre për shkak se, edhe në qoftë se

ndonjë demagog ju nxjerr në gjyq, të jeni të bindur se në

atë mënyrë do ta shtojë famën tuaj para popullit dhe breznive

të ardhshme.

Besoj të jemi dakord se shkrimtarët, së paku në f lakën

e fjalës, duhet t'i djegin bartësit e sëmurjeve shoqërore,

duke shpresuar se vetë shoqëria do t'i djegë ata një ditë

edhe në flakën e barotit.

1971

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!