09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

dukshme. Humori dhe satira kanë ecur dhe ecin kështu

bashkarisht, duke e bërë fjalën e shkruar artistike një prej

atyre ilaçeve që shërojnë kur përmes gazit e kur dhembjes,

ose përmes gazit e dhembjes njëkohësisht.

Njëri prej shkrimtarëve shqiptarë, që e shikon botën

duke qeshur nga gëzimi apo dhembja, është edhe Tasim

Aliaj. Edhe pse i ka quajtur humoristike, tregimet e përmbledhjes

së tij, Stuhi në sirtar, janë diçka më tepër: ato

janë tregime satirike në pjesën më të madhe të rasteve.

Vetëm ndonjëherë humori i tij është i lehtë dhe nuk synon

më tepër se sa argëtimin e lexuesve. Herat më të shpeshta,

megjithatë, ai është një humor që objektin e vet e bën grotesk

dhe e zbulon me një sulm të rrufeshëm, sikundër mund

të zbulojë vetëm satira. Në të gjitha rastet është ky një humor

i këndshëm, i lezeçëm, që të bën të qeshësh dhe të

mendosh, që të bën t'i bashkohesh frontit të tij. Tasim Aliaj

është shkrimtar që e njeh jetën dhe i kupton problemet e

shoqërisë së cilës i takon, por edhe një prej atyre shkrimtarëve

të informuar, që i njeh problemet e botës bashkëkohore.

Për më tepër dhe më mirë, ai di të pikasë dukuritë

dhe t'i veçojë individët më karakteristikë me qëllim që t'i

vejë në lojë me humorin dhe t'i sulmojë me satirën e tij.

Të rinjtë, të vjetërit, intelektualët, punëtorët, fshatarët,

ministrat, deputetët, drejtorët, kryetarët, shkrimtarët, këngëtarët

— prej të gjithë këtyre ka individë që janë bërë objekt

i shakave të tij. Duke zgjedhur njerëzit, ai zgjedh në të njëjtën

kohë edhe problemet, që bëjnë pjesë në fondin e gjerë

të dukurive, që ka vënë përpara grykës së topit të tij. Të

vetmet krijesa që kësaj here nuk i nguc, janë gratë; bilebile,

kësaj here ai është paraqitur si mbrojtës i tyre. Kështu,

bie fjala, protagonisti i tregimit, Mustaqet e Tahirit, do të

pësojë prej gjilperës së Tasim Aliajt për shkak se akoma

nuk është mësuar ta kundrojë zemërgjerë femrën shqiptare

në rolin dhe pozitën e saj të re shoqërore. Në shpirtin

e tij akoma çohen valët e mentalitetit të vjetëruar, prandaj

nxiton t'i rruajë mustaqet tek berberi mashkull para se të

jetë i shtrënguar t'i rruajë tek ndonjë berbere grua.

Me andje të posaçme i përqesh Tasim Aliaj të gjithë

ata individë që, porsi njeriu i futur në këllef i Çehovit, nuk

185

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!