09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

kërkohet motivi, që e përmban vetë vepra, i cili e ka nxitur

Ismail Kadarenë të trajtojë një problematikë të tillë mjaft

të shfrytëzuar, por kurrë të shterur si duhet në gjithë peshën

dhe rëndësinë e saj.

Shkrimtar që shquhet me një shkallë të gjerë interesimesh

dhe frymëzimesh, që e ndjen veten mirë dhe të sigurtë si

gjatë trajtimit të problematikës bashkëkohore ashtu edhe

gjatë trajtimit të problematikës historike, Ismail Kadare

kësaj radhe e ka shfrytëzuar historinë si një mundësi kreative

që të nxjerrë prej saj një përvojë të caktuar, e cila do të

jetë bashkëkohore, do të thotë e ka shfrytëzuar historinë

si mundësi që përmes saj të flasë për problemet e kohës

sonë. Edhe kësaj here, po thuaj, si edhe në romanin Gjenerali

i ushtrisë së vdekur, ai e ka shikuar historinë si një mësuese

të jetës, ashtu çfare e kanë shikuar gjithmonë ata që

kanë mësuar prej saj dhe që, më në fund, u kanë sugjeruar

të tjerëve që të mësojnë prej saj. Për ta kuptuar krejt Kështjellën

e tij është e nevojshme, pra, të kihet mirëkuptim për

përvojën historike dhe për përsëritjen e kësaj përvoje me

përmbajtje të ngjashme, por, natyrisht, nëpër forma të

ndryshme. Për ta kapur domethënjen e këtij romani, gjithashtu,

është e nevojshme të ketë lexuesi ca njohuri mbi

historinë e botës së sotme e sidomos mbi historinë e rrugës

socialiste të Shqipërisë. Duke u nisur prej kësaj përvoje,

kritiku dhe lexuesi mund të gjenden, ndërkaq, edhe para

një rreziku tjetër: që njohuritë e veta historike t'ia veshin

kësaj vepre, duke i atribuar ashtu atë domethënje që autori,

ndoshta, nuk e ka pasur asnjëherë ndërmend. Ky gjithsesi

është një rrezik më i vogël se sa trajtimi i Kështjellës si një

roman i thjeshtë historik për shkak se lexuesi si element

plotësues, struktural i veprës, ka të drejtë ta plotësojë atë

me ato asociacione historike, politike, sociale, shoqërore,

etike, antropologjike, filosofike e të tjera që ajo ia zgjon

atij. Veprat e rëndësishme, që vijnë duke e shtuar numrin e

lexuesve gjithnjë e më tepër, janë kuptimisht dhe artistikisht

të pashtershme pikërisht në saje të plotësimeve që ua

bën çdo lexues i ri në çdo ambient të ri dhe në çdo kohë të

re.

154

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!