09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

fshatrat e Rugovës. Ai posaçërisht ka pasur qejf të frymëzohet

prej fjalëve të urta dhe mendimeve të rralla të pleqve

të fshatit, prandaj edhe vjershat e tij gjithnjë e më dukshëm

janë shndërruar në meditime poetike. Pjesa më e madhe e

vargjeve të tij më shpesh janë zhvillim i një mendimi të

tillë të urtë se sa shfaqje dhe konkretizim figurativ i një

disponimi të caktuar. Azem Shkreli atëherë ka shkruar

më tepër për çka ka mbajtur mend dhe për çka ka dëgjuar

në vendlindje se ç'është frymëzuar drejtpërdrejt prej jetës.

Prirja për një si persiatje poetike e Azem Shkrelit

posaçërisht ka ardhur në shprehje në përmbledhjen e tij

të tretë, E di një fjalë prej guri, e cila përmban vjersha meditative

të një domethënje pak a shumë më të plotë se dy

përmbledhjet e tij të përparme. Në këtë përmbledhje të re

ka pakëz vjersha në të cilat një ide e caktuar nuk është

flamuri i tyre dhe ato nuk hynë në vjershat e saj më të mira,

megjithse nuk vuajnë as prej disa të metash prej të cilave

vujanë vjershat thjesht meditative. Këto janë poezitë e cikleve

Në Shën Naum, Para elegjisë dhe Me Migjenin, që i

cilëson një theks intim dhe ndonjëherë autobiografik. Në

vjershat e këtyre cikleve ka gjetur shprehjen njëfarë disponimi

hove-hove i ngrysur, që mund ta shpjerrë lexuesin

tek përfundimi se përmbledhjen më të re të Azem Shkrelit

e karaterizon një ton që kufizon me pesimizmin. Përkundër

këtyre vjershave, vlera më e madhe e të cilave është pikërisht

ngrohtësia e ndjenjës, lirizmi i butë dhe lehtësia e

shprehjes, vijnë vjershat e cikleve të tjera, në të cilat dominojnë

idetë, mendimet dhe që e përcaktojnë disponimin e

përmbledhjes në përgjithësi, meqë përmbajnë qëndrimin

racional të poetit ndaj jetës dhe shoqërisë. Edhe vetë tituJli

i përmbledhjes, si titull simbolik — E di një fjalë prej guri

— e tregon disponimin e vërtetë dhe angazhimin e Azem

Shkrelit. Jo vetëm se është shprehur në disa prej vjershave

më të mira të përmbledhjes, por një angazhim i tillë është

zhvilluar parimisht në vjershën programatike Katër këshilla

vetes në të cilën, përpos tjerash, thuhet:

108

Mos u bë poet nëse s'mund të vdesish

Për secilin varg, të vdesish për secilën fjalë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!