09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

FILOSOFIA E HESHTJES

Ëkzistojnë filosofija dhe estetika e fjalës së shkruar

dhe e fjalës së folur, por ekzistojnë edhe filosofia edhe

estetika e fjalës së heshtur dhe e mendimit të fshehur.

Filosofia dhe estetika e fjalës së shkruar dhe fjalës

së folur kanë një traditë mjaft të gjatë, janë të zhvilluara

tek popujt e ndryshëm dhe të pajisura me aspekte të ndryshme

prej të cilave i shikojnë dhe trajtojnë çështjet e kompetencës

së vet. Lirisht mund të pohohet se filosofia dhe

estetika e fjalës së shkruar dhe të folur kanë çelësa të ndryshëm

dhe, madje, kallauza me të cilët e deshifrojnë objektin

e hulumtimit të vet duke ua bërë pakashumë të qartë individëve

të ndryshëm që për të interesohen.

Filosofia dhe estetika e fjalës së heshtur dhe mendimit

të fshehur, ndërkaq, edhe në qoftë se kanë farë tradite,

atëherë kjo është një traditë e varfër, të cilën e përbëjnë

ide, mendime fragmentare, dhe gjeste të rralla të disa individëve,

që nuk kanë nguruar të persiasin edhe për fenomenin

e heshtjes i cili manifestohet në mënyra të ndryshme

dhe frymëzohet prej qëllimesh, shpesh, të ndryshme. Dhe,

ç'është e vërteta, nuk është aspak e çuditshme pse fjala e

heshtur dhe mendimi i fshehur e kanë modeste dhe të varfër

superstrukturën e vet: është në natyrën e njeriut që më

me qejf të mirret me atë që e sheh, që e dëgjon, që e prek,

20

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!