09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

tik, duke çelur kaptina me rëndësi të veçantë në të. Kështu,

për shembëll, mund të pohohet lirisht, se nuk mund të

shkruhet asnjë histori e mendimit teorik letrar, e të quhet

objektive, në të cilën nuk do të jenë emrat e poetit romak,

Horacit, poetit freng Boalo dhe dramaturgut gjerman,

Lesing; nuk mund të shkruhet asnjë histori e mendimit

estetik, në të cilën nuk do të jenë emrat e poetit të madh

gjerman, Fridrih Shiler dhe prozatorit të madh rus, Leon

Tolstoj; nuk mund të shkruhet, më në fund, asnjë histori e

kritikës dhe të mos jenë në të emrat e poetëve të mëdhenj

francezë, Bodler e Yalery dhe poetit të madh anglez, Tomas

Stern Eliotit, të cilët, sipas disa studjuesve të tyre, janë më

të mëdhenj si kritikë se sa si poetë, për shkak të ideve origjinale,

që kanë vënë në qarkullim dhe të hovit, që i kanë

dhënë zhvillimit të kritikës përgjithësisht. Një dukuri e këtillë

jo vetëm nuk është e çuditshme, por është fare e kuptueshme:

krijuesi i vërtetë, me prirje të madhe, me kërshëri

të gjithanshme, me kulturë letrare, me dituri të sistemuar

kritike, teorike, estetike, filcsofike, me vullnet dhe durim

që të mendojë e t'i zhvillojë mendimet e veta logjikshëm,

është vetëvetiu i pregatitur të flasë jo vetëm bindshëm, e

bukur, po edhe në mënyrë të re dhe origjinale mbi letërsinë

të cilën, në saje të përvojës mbi procesin krijues dhe të përvojës

jetësore, e kupton më mirë se ndonjëherë shumica

e atyre, që ua kushtojnë gjithë jetën persiatjeve mbi artin.

Në kohën tonë kur letërsia nuk është më në qendër të

aktiviteteve më të rëndësishme shpirtërore të njeriut bashkëkohës,

kur shkenca po absorbon pjesën më të madhe të

individëve më të prirur dhe më ambiciozë dhe kur mendimi

kritik në përgjithësi është bërë jo vetëm korigjues dhe nxitës

i ideve, proceseve dhe dukurive artistike, shkencore, kulturore

po edhe një prej elementeve më karakteristike të

vetëdijes së njeriut, është fare e kuptueshme pse shumë

shkrimtarë apo, të thuhet më shkoqur, pse pjesa më e madhe

e shkrimtarëve të shquar dhe të popullarizuar ndjejnë nevojë

ta thonë fjalën e tyre si për vetë letërsinë, ashtu edhe për

problemet e ndryshme që, doemos, e përcjellin atë. Ky

interesim i rritur i shkrimtarëve për letërsinë dhe problemet

e tjera që lidhen me të në kohën e sotme, aq dinamike

224

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!