09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

dijë të gjejë shprehjen e vet. Në qoftë se ai është në gjendje

të shkruajë vargje çfarë janë ato të pjesës së katërt të poemës

Shpirtnat e bardhë në rektim, ato të pjesës së pestë të poemës

tjetër Poema e pikllimit ose fantazma e trishtimit, apo vjersha

çfarë janë Pshërëtimë dhe Ernat kjo domethënë se ai ka

ç'të thotë dhe do të mësohet ta thotë atë që e ndjen. Kësaj

here, megjithatë, ka mbetur në koridorin e Parnasit. Shpresoj

se do të bëjë përpjekje të hyjë në të, dhe se me punë do

t'i sigurojë vetes pakëz vend në një qoshe të tij. Ndoshta

nuk lakmon farë vendi më me rëndësi meqë atje s' do të gjejë

akoma asnjërin prej moshatarëve të vet.

Në përmbledhjen Epshet e gjakut Milaim Berisha ka

thënë shumë fjalë me të cilat e vidëlon poezinë duke e treguar

dashurinë e tij të madhe dhe ngapak romantike ndaj

saj. Poezia, kjo vashë nazeqare që nuk u përgjigjet aq lehtë

të gjitha përuljeve të dashnorëve të saj të shumtë, kësaj

here është treguar e ftohtë ndaj tij. Edhe në mos ia pushtoftë

zemrën me ngulmërinë e mëtejshme, mund të shpresohet

se bile ndonjë puthje do të marrë prej saj. Vashat kurrë

nuk mund t'u rezistojnë meshkujve të vendosur. Prandaj,

Milaim Berishës duhet uruar durim të madh.

1969

121

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!