09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

POETI SI PARAROJË SHPIRTËRORE E POPULLIT

Fjala e vërtetë letrare, që gjithmonë frymëzohet prej

shkaqeve të shumta që kushtëzojnë vuajtjet dhe gëzimet

njerëzore dhe ju drejtohet njerëzve, është e arësyeshme

që shqiptuesit të saj t'i sjellë kujdesin dhe respektin e tyre

të heshtur apo të shfaqur. Një fjalë e tillë letrare është motivi

që na ka bashkuar sonte të shënojmë dyzetvjetorin e

krijimtarisë së doajeut të poezisë shqipe në Kosovë: Esad

Mekulit. Kjo mbrëmje është dëshmi se ne kemi filluar të

mësohemi të çmojmë njerëzit sipas asaj që bëjnë e jo sipas

asaj që e thonë për vetëveten, domethënë të çmojmë vlerat

e pakaluara kombëtare, të cilat krijohen me durim të madh

dhe, më në fund, vetëmohim, që, krahas prirjes, janë dy

kushte të dorës së parë për të bëra të rëndësishme individuale

artistike dhe shkencore.

Nuk e quaj të nevojshme t'ju flas për biografinë e këtij

krijuesi dhe zelltari të palodhur të kulturës sonë, i bindur

se poezia është biografia më e saktë e poetëve të cilët, duke

shkruar për të gjitha ato, që përbëjnë gjithësinë e gjinisë

njerëzore, njëkohësisht e shkruajnë edhe historinë e vetëvetes,

por historinë shpirtërore të vetëvetes. Çdo persiatje

mbi krijimtarinë e një shkrimtari është, pra, depërtim në

kuptimin e jetës së tij. Në qoftë se, megjithatë, do të duhej

përmbledhur në disa fjali qëllimin dhe kuptimin e jetës së

252

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!