09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

tar, i cili krijimtarinë s'e ka konsideruar si një hobi, sa për

të kaluar kohën dhe thyer monotoninë jetësore, që ka mbetur

indiferent ndaj interesimit dhe respektit të lexuesve.

Jo rastësisht, prandaj, shkrimtarët e ngritur teorikisht dhe

dhe të formuar moralisht pezmatohen tepër kur mësojnë

se ju mungojnë lexuesit, po aq sa mbesin indiferentë ata

që shkruajnë për një rreth të ngushtë miqsh dhe shokësh.

Në tjetërsimin e një numri të shkrimtarëve prej letërsisë

e, sidomos, të atyre shkrimtarëve që e dëshirojnë shumë

reklamën dhe publicitetin ndikon negativisht edhe interesimi

pakashumë i pakësuar në përgjithësi për letërsinë në

kohën tonë. Letërsia dhe artet në tërësi nuk janë më veprimtaria

kryesore shpirtërore e njeriut. Është e vërtetë se në

kohën tonë letërsia nuk është më e çmuar prej shoqërisë

dhe lexuesve sikundër ishte në shekujt e shkuar, kurse

shkrimtari nuk mund të luajë më të gjitha rolet që ka luajtur

në shekujt e kaluar. Atëherë veprat letrare ishin ushqimi

kryesor shpirtëror i lexuesve. Mbishkrimi Ushqim shpirtëror,

që është vënë në portën e Bibliotekës së Berlinit, besoj,

nuk është shkruar në shekullin tonë. Njerëzit e kësaj kohe

jo vetëm se nuk kanë kohë, por as ndjejnë nevojë, të lexojnë

sa përpara veprat letrare. Kureshtjen e tyre sot e kanë përvetësuar

mendimi shkencor, në njërën, kurse mjetet e masmedias,

në anën tjetër. Sidomos filmi dhe televizioni e kanë

pakësuar shumë interesimin e lexuesve për letërsinë e,

posaçërisht, të atyre lexuesve, që veprën letrare, kryesisht,

e marrin në dorë sa për t'u argëtuar. Sot nuk mund të gjenden

shkrimtarë që do të gëzonin popullarizimin, famën dhe

dashurinë që gëzonin Petrarka, Volteri, Molieri, Gëteja,

Tolstoj, Valter Skoti, Lamartini, Manconi, e të tjerë, të

cilët me miliona njerëz kanë mbajtur dhe mbajnë nën pushtetin

e fjalës së tyre artistike. Sa më thellë në kohë mund të

vërehet se respekti dhe dashuria e lexuesve ndaj shkrimtarëve

ishin gjithnjë e më të sinqerta, më të përkushtuara,

më të mëdha dhe, sigurisht, më të arësyeshme: shkrimtari

atëherë ishte bard, mendimtar, moralist, artist. S'ka dyshim

se respekti i madh, me të cilin lexuesit e shtresave të ndryshme

e shpërblenin mundin e shkrimtarit ndikonte stimulativisht

në të, ja shtonte vullnetin, ja ushqente ndjenjat dhe

63

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!