09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Endet nëpër ne dhe na krijon në çdo pore

Varre të cilat shemben ose përmendore.

Porse mbi dhunë të saj ne kemi një dhanti:

Ajo di t'marri, ne — edhe t'krijojmë njeri.

në e parë mund të duket e thellë kuptimisht por, në realitet,

nuk sjell farë përjetimi të ri, as farë atmosfere poetike e as

farë konteksti meditativ. Ajo mbështetet në konstatimin e

një të vërtete që e di çdo njeri, domethënë që është banale

për poezinë, prandaj asnjë lexuesi s'mund t'i sjellë atë përjetimin

e të papriturës, që duhet t'i sjellë fjala e vërtetë

artistike.

Në vjershat e këtilla Azem Shkreli nuk është nisur

prej jetës, prej përjetimit real, por prej një ideje abstrakte,

të cilën ka provuar ta veshë në petkun e figurës poetike. Në

krijimtarinë artistike është i mundshëm dhe plotësisht i

lejueshëm edhe një prosede i këtillë, por tek Azem Shkreli

pikënisja përfundon me konstatime sentencioze dhe gnomike.

Nuk është rastisje, prandaj, pse në vjershat e këtilla

të Azem Shkrelit ka më shumë gjeste kuazifilosofike dhe

moralizime të panevojshme në poezinë se sa poezi të vërtetë.

E keqja më e madhe për vjershat e këtilla qëndron, pra, në

faktin pse ato janë të krijuara mbi të vërtetat e njohura

prej çdokujt por edhe pse ato të vërteta janë zhvilluar përmes

vargjesh tejet të drejtpërdrejta, të thata dhe konvencionale.

Në këtë mënyrë vlera më e madhe e poezisë së

Azem Shkrelit — meditimet, është kthyer në të metën e

tyre më të madhe. Duhet vënë në dukje, gjithashtu, se

vëllimi i ideve dhe mendimeve që ka trajtuar Azem Shkreli

në përmbledhjen E di një fjalë prej guri, është i ngushtë

për ta bërë atë përmbledhje pak a shumë të rëndësishme

vjershash meditative, kurse simbolet dhe figurat nëpër

të cilat janë sendërtuar poetikisht ato ide dhe mendime,

janë gjithaq të pakta për t'i bërë ato ide të thella, kuptimplote

dhe rrezatuese. Në përmbledhjen e tij të fundit ai ka

sendërtuar një përvojë të rëndomt, që ngapak i vjen era

përvojë konferencash dhe, për të qenë e keqja më e madhe,

e ka realizuar në formën e sentencave dhe të gnomeve prej

111

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!