09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ANATOMIA E PROVINCIALIZMIT

Të gjithë njerëzit lindin si provincialistë, sepse lindin

në një provincë të caktuar, por shumica prej tyre bëhen

dikur të vetëdijshëm se rastësisht do të mund të kishin

parë dritën për herë të parë edhe në ndonjë provincë tjetër.

Të gjithë njerëzit i kalojnë vitet e fëmijërisë si provincialistë,

por shumica prej tyre vdesin me iluzionin fisnik

se nuk kanë mbetur vetëm bij të provincës së tyre.

Është fare e kuptueshme dhe e natyrshme që fëmija

i moshës parashkollore të mendojë se krejt botën e përbëjnë

nëna, baba, vëllazërit, motrat, oborri i shtëpisë dhe

mahalla, në të cilën luajnë me moshatarët e tyre ashtu siç

është fare e kuptueshme dhe e natyrshme që fëmija i moshës

shkollore të mendojë se krejt botën e përmbajnë nëna,

baba, vëllezërit, motrat, shokët dhe shoqet e shkollës,

mësuesit, mahalla, fshati, qyteza apo qyteti, nëpër të cilët

dalin me prindërit apo moshatarët. Më vonë, kur në pasqyrë

të kërkojnë provën e personalitetit të vet, djali apo

vasha do të mësojnë se bota është diçka më e madhe se

vendlindja dhe me buzëqeshjen e habisë e përkujtojnë

naivitetin e miturisë së tyre. Me formimin e bindjeve

etike, morale, ideologjike, politike dhe filosofike

njeriu mëson, njëkohësisht, se të gjithë njerëzit e gjakut

dhe të gjuhës së tij i ka vëllezër e motra dhe bindet se ka

29

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!