09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

njeriut për të cilin është fjala, atëherë do të thoja: Esad

Mekuli është krijuesi, i cili pjekurinë e vet intelektuale e

ka kaluar në një zyrë të vogël, i rrethuar prej bashkëbiseduesish

memecë që quhen dorëshkrime të vetëvetes apo të

autorëve të tjerë kosovarë dhe për hir të këtyre dorëshkrimeve

ka flijuar shumë nga gëzimet dhe gjasat që të mirret

me punë të tjera, që në mjedisin tonë ishin më tërheqëse,

por jo edhe më të çmuara nga aspekti i historisë. Dhe, pse

t'ju flas më tepër kur është e sigurtë se të gjithë ja kemi

dëgjuar emrin shumë vite përpara, kush në bangat e shkollës

e kush në vendin tjetër të punës dhe jetës. Janë të paktë

ata kosovarë, që e kanë mësuar shkrim-këndimin, e mos ta

kenë lexuar emrin Sat Nokshiqi, Sat Hoxha apo Esad Mekuli,

qoftë në përmbledhjen aq të popullarizuar Për Ty,

qoftë në faqet e revistës Jeta e re, që ishte tribuna e parë dhe,

deri sot më e rëndësishme, e prirjeve krijuese të shqiptarëve

të këtyre trojeve, qoftë edhe në përkthimet e shumta të

shkrimtarëve jugosllavë dhe botërorë.

Dyzet vitet e veprimtarisë së Esad Mekulit kanë rëndësi

të posaçme për kulturën tonë në përgjithësi, kurse për

letërsinë në veçanti. Kur flitet për rëndësinë arësimore

dhe kulturore të aktivitetit të Esad Mekulit, atëherë pikë

së pari është fjala për kontributin që ja ka dhënë kulturës

sonë qoftë me përkthimet e shumta, qoftë me revistën letrare

Jeta e re, të cilën e ka drejtuar që prej fillimit të daljes së saj

e deri sot. Po thuaj, gjatë gjithë viteve të pasçlirimit ai është

gjetur në vendin më të rëndësishëm, në të cilin është krijuar

letërsia dhe është frymëzuar posaçërisht me sukses kultura

jonë. Kësaj reviste ai ja ka kushtuar pjesën më të tnadhe të

kohës, vitet më të çmuara të jetës dhe orët më të frytshme

të punës, duke e udhëhequr me kujdes të veçantë dhe dashuri

prindrore. Ai ka pasur fatin e keq dhe të mirë të gjendet

në krye të kësaj reviste edhe në ditët e kthjellta, edhe në

ditët e vrërta dhe, ç'është e vërteta, e ka drejtuar me mjeshtri

të madhe përmes valësh politike ashtu sikundër e drejton

me mjeshtri kapiteni i shkathët anijen e tij përmes valëve

të detit të shqetësuar. Vrojtimit të historianit të letërsisë

nuk mund t'i shpëtojë e vërteta se pjesa më e madhe e shkrimtarëve

tanë, në mesin e të cilëve sot gjenden të tillë që i

253

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!