09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Bruno, Luçilio Vanini e shumë të tjerë, kurse demagogu

tërhiqet teksa të gjendet në situatë të rrezikshme.

Gojtari me oratori shtron platformën e perspektivës

së popullit, kurse demagogu me fraza ndërton trambolinën

e perspektivës së tij.

Gojtari është një luftëtar që shkon në betejë, i vetëdijshëm

se në fushën e luftës mund të vritet, kurse demagogu

është një dasmor, që shkon në dasmë i bindur se do të dëfrehet

mirë.

Gojtari është ideolog i ndershëm, kurse demagogu është

oportunist i gatshëm.

Gojtari është moralist, që edukon popullin, kurse demagogu

është kodosh social, që kobon popullin.

Gojtari i mirë është mendar, kurse demagogu është

sharlatan.

Gojtari është altruist, kurse demagogu është mizantrop.

Gojtari është demokrat, kurse demagogu është diktator

në shpirt.

Gojtari mendon për qëllimin poaq sa edhe për cilësinë

e mjeteve me të cilat do ta sendërtojë atë qëllim, kurse demagogu

interesohet vetëm për qëllimin duke mos menduar

për çfarësinë e mjeteve që do të përdorë në realizimin e tij.

Nuk ka demagog që nuk i përmbahet parimit të njo

hur makiavelist: qëllimi gjithmonë i arësyeton mjetet.

Demagogu është i gatshëm që gjer tek majet e famës dhe të

interesit të ngjitet duke shkelur nëpër shkallët e nderit, të

interesit dhe të meritave të të tjerëve; shkallë të ngjitjes së

demagogut mund të jenë, madje edhe kufomat e sivëllezërve

të tij. Për demagogun njerëzit e tjerë janë grumbuj

të thjeshtë termitesh, që mund t'i djegë me ujë të valë apo

t'i shtypë me thembër sa herë i shfaqet nevoja. Në horizontin

e tij të ngushtë demagogu sheh ose vetëm karrigën

në të cilën do të ulet, ose vetëm aureolën e famës me të cilën

do të jetë i mbështjellë, ose vetëm kuletën, të cilën do ta

mbushë, ose vetëm fuqinë, të cilën do ta shfrytëzojë për

manipulimin e të tjerëve, ose, sikundër ngjet jo rrallë, të

gjitha këto bashkarisht. Kjo do të thotë se ashtu sikundër

mund të kenë ambicje, aftësi dhe pasione të ndryshme, po

44

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!