09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

sve të Kështjellës së tij, ai e formulon prandaj një mendim të

këtillë transparent: „Kështu e kanë zakon ata. Qëllimin e

vërtetë për të na pushtuar e fshehin gjithmonë prapa një

ideje të përgjithshme". Në romanin e tij ai është përpjekur

të demaskojë konkretisht bartësit e këtyre ideve, gjoja

universale, që i deformojnë me dhunën e tyre edhe kur ato

janë pozitive. Historia njerëzore shpeshherë e ka dëshmuar

zbatimin tragjik të këtyre ideve abstrakte, që u kanë shërbyer

qëllimeve konkrete të bartësve të tyre. Përvoja historike

na mëson se kryqzatorët kanë ndërmarrë kryqëzatat e

tyre kundër botës arabe dhe islame me parullën e mbrojtjes

së idesë së kristianizmit; turqit i janë sulur Ballkanit, por edhe

viseve të tjera të Evropës, nën parullën e mbrojtjes së idesë

së muhamedanizmit; fashistët hitlerianë dhe rnusolinianë

kanë dashur të pushtojnë botën nën parrullën e mbrojtjes

së idesë së tyre fashiste; Izraeli sot u është sulur popujve

arabë me flamurin e cionizmit në dorë. Duke i fshehur qëllimet

e tyre të vërteta „prapa një ideje të përgjithshme",

Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë sot çmos të gulshojnë

luftërat çlirimtare të popujve të vegjël të Azisë, Afrikës dhe

të Amerikës Latine. Me parullën e mbrojtjes së një ideje

të përgjithshme, gjoja të ruajtjes së idesë burimore marksiste-leniniste,

tanksat sovjetike kanë pushtuar Çekosllovakinë

para dy-tri vitesh. Ata që e njohin historinë pak a

shumë mund ta dinë se si i kanë konkretizuar pastaj ato ide

gjoja të mëdha, gjoja universale, si bartësit e tyre të të shkuarës

ashtu edhe këta të kohës sonë.

Në romanin Kështjella, Ismail Kadare i ka përshkruar

konkretisht mënyrat dhe format e luftës dhe të presionit të

turqve kundër shqiptarëve. Kjo nuk është e vetmja shtresë

kuptimore e romanit të tij. Duke shkruar për mënyrën e

luftës së hordhive turke kundër shqiptarëve, për keqpërdorimin

e ndërgjegjes shkencore në këtë luftë, ai vën një

paralele të qartë me keqpërdorimin e sotëm të shkencës

në qëllimet luftarake. Për këtë arësye, edhe anakronizmat

e mundshme nuk kanë ndonjë rëndësi për vlerën artistike

të romanit të tij. Pedantët e mërzitshëm, që edhe në krijimtarinë

imagjinative nuk ngurojnë t'i kërkojnë të vërtetat e

arkivave, mund të mos jenë plotësisht të kënaqur me kuj-

157

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!