09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

poetë të rëndësishëm të popullit të vet, po në të njëjtën kohë

të të gjithë njerëzimit.

Është plotësisht e kuptueshme që një poet i cili ja

kushton jetën mbrojtjes dhe afirmimit të vlerave kolektive

shoqërore të kujdeset t'i mbrojë ato sa më qartë, sa më

drejtpërdrejt. Rëndësia e mendimit për Esad Mekulin gjithmonë

ishte më e madhe se sa rëndësia e ekspresionit. Në

poezinë e tij shihet qartë se ai ka shkruar vetëm kur ka

pasur ç'të thotë dhe kur e ka ditur se ajo që do ta thotë

ishte diçka e rëndësishme. Ai ka dashur të jetë zëri i njeriut

tonë të vogël, të harruar, të braktisur dhe s'është çudi pse

zëri i tij është interestuar me modestinë karakteristike të

këngëtarit popullore. Në vjershën Gjykimi, me të cilën e ka

mbyllur përmbledhjen Për Ty, ai e ka treguar modestinë e

tij prej krijuesi, duke y bërë kritiku më i rreptë i vetëvetes dhe

i brezit të tij letrar. Se mund të thuhet se këtë modesti, aq

të rrallë në botën e poetëve, duhet çmuar shumë kur është

fjala për njeriun Esad Mekuli, por s'kemi arësye ta pranojmë

kur është fjala për poetin Esad Mekuli. Nuk kemi

arësye ta pranojmë këtë modesti krijuese për shkakun e

thjeshtë pse poezia e tij ishte zëri më i artikuluar, më emocionues,

më i mençur dhe historikisht më i domosdoshëm

i njeriut tonë gjatë këtyre dyzet viteve.

Nuk është rastisje, prandaj, pse sonte i shprehim respektin

më të sinqertë dhe mirënjohjen më të thellë këtij

njeriu dhe poeti për të gjitha ato që ka bërë në letërsinë dhe

në kulturën tonë.

17 Panteoni i rralluar

1971

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!