09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

në parathënjen që i ka vënë Anabasës së Sen Xhon Persit

ka theksuar se një shkrimtar që niset prej metodash poetike

mund të shkruajë poezi duke shkruar prozë, ashtu sikundër

një shkrimtar, që i ndryshon këto metoda, mund të shkruajë

prozë në poezi. Anton Pashku, pa dyshim, kësaj radhe ka

zbatuar pikënisjen poetike edhe në qoftë se nuk ka qenë i

vetëdijshëm se e ka trajtuar jetën si poet. Problemet teorike

dhe estetike që një vepër e veçantë i ngrit në lidhje me letërsinë

dhe artin në përgjithësi, gjithashtu, janë një prej faktorëve

të rëndësishëm, që ndikojnë në interpretimin dhe, aq

më parë, në vlerësimin e asaj vepre të veçantë. Nuk është

çudë, prandaj, pse kritikët e verprës së Anton Pashkut do

të gjenden para një dileme të madhe në qoftë se, duke e

vlerësuar atë kujdesen për afirmimin e një koncepti të caktuar

mbi letërsinë: çfarë çmimi t'i japin asaj? Kritikët dogmatikë,

që letërsisë i shtrojnë detyra të caktuara morale

dhe politike, që prej saj kërkojnë qartësinë publicistike për

hir të efektit mobilizues, është afër menç që të jenë alergjikë

ndaj kësaj vepre, ashtu sikundër nuk është e çuditshme që

kritikët, të cilët si moderne i trajtojnë vetëm veprat që

s'mund të kuptohen lehtë dhe që lejojnë mundësinë e domethënjeve

të ndryshme, duke e dobësuar ashtu karakterin

njohës të letërsisë, do të jenë të gatshëm t'i shkruajnë panegjirikë

të vërtetë. S'mund të mohohet, ndërkaq se kushti

i parë i vlerësimit të drejtë të kësaj vepre është qe kritiku të

çlirohet prej përtacësisë intelektuale, të pajtohet që të ngjitet

nëpër lakoret e shumta imagjinative nëpër të cilat e

shpie Anton Pashku, por me gatishmërinë që të mendojë

si për përparësitë ashtu edhe për kufizimet e metodës së

tij krijuese.

Megjithcse përshtypja e parë e lexuesit mund të jetë

se imagjinata e Anton Pashkut nuk zbret kurrë në gurrën

e jetës sonë të sotme, është e sigurtë se veprën e tij më të

re, tekembramja si edhe shumicën e shkrimeve të përparme,

i kanë frymëzuar pikërisht problemet tona. Në qoftë se

me fjalën jetë duhet nënkuptuar edhe idetë, mendimet,

ëndërrimet, mençuritë dhe marritë e njerëzve të një kohe

dhe të një mjedisi, atëherë është e sigurtë se ai në asnjë rast

nuk pranon t'i harrojë bashkëvendësit e vet, të cilët, ç'është

174

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!