09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

gjithashtu, nuk mund të mohohet se këto ndryshime, mjerisht,

nuk i kanë kapur të gjitha trevat shqiptare. Në shumë

fshatra të Kosovës, fjala vjen, fati i gruas është akoma i

pandryshuar dhe ajo i jeton edhe sot e gjithë ditën shumë

vuajtje të nënave dhe gjysheve tona.

Romani i Elena Kadaresë, i shkruar në formën e romanit

tradicional realist, mbështetet në një fabulë që, në shikim të

parë, duket mjaft e thjeshtë: një vashë shqiptare, këtu e

quajtur, Bardha, martohet për një djalë shqiptar, këtu të

quajtur Fadil; megjithëse ata e dashurojnë njëri tjetrin

sinqerisht, prindërit e vashës vendosin ta ndajnë atë prej

djalit për shkak se e motra e tij nuk pranon të martohet

për të birin e xhaxhajit të saj. Mbas vuajtjesh të shumta dhe

peripetishë të ndryshme Bardha dhe Fadili ynë bashkohen

rishtazi, por në saje të ndihmës së forcave të organizuara

shoqërore. Duke u nisur prej kësaj skeme fabulare, që duket

e njohur dhe me modifikime të ndryshme e trajtuar

edhe në romanet e disa prozatorëve të tjerë shqiptarë, të

cilët një temë të këtillë e trajtojnë edhe kur nuk e ndjejnë

sa duhet, Elena Kadare në të vërtetë ka trajtuar dramën

shpirtërore të dy të rinjve, në njërën, kurse dështimin e moralit

patriarkal, në anën tjetër. Drama shpirtërore e këtyre

dy të rinjve, sipas saj, është e kushtëzuar objektivisht —

prej rrethanave në të cilat kanë lindur dhe subjektivisht —

prej shtresave mitologjike, që ruan akoma ndërdija e tyre.

Si efekti artistik ashtu edhe efekti moral i këtij romani nuk

qëndrojnë në konfliktin e ndërtuar brenda kësaj fabule sa

në krajatat shpirtërore, psikologjike të dy kryeprotagonistëve,

së cilëve Elena Kadare ua kushton faqet më të bukura

të tij. Në qoftë se një pjesë të interesimit të vet e ka koncentruar

rreth demaskimit të këtyre normave tradicionale

kanunore të moralit primitiv shqiptar — me çka nuk sjell

asgjë të re dhe të panjohur në letërsinë shqipe, pjesën tjetër

të interesimit Elena Kadare e koncentron rreth shfletimit

të shtresave mitologjike të dy protagonistëve kryesorë —

me çka sjell një dimension të ri në letërsinë shqipe ose, së

paku, në atë pjesë të saj që mirret me një tematikë të ngjashme.

Krenaria e fortë, ose, sedra, si e quan shkrimtarja

njëfarë kryeneçësie specifike të Bardhes dhe të Fadilit, në

194

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!