09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

dorë prej asaj të parës. Krahas shtimit të përvojës jetësore

dhe krijuese atij i janë shtuar edhe ambicjet letrare dhe dëshirat

që ta provojë prirjen edhe në këtë fushë të krijimtarisë.

Prova e tij nuk ishte e kotë: ai ka filluar të shkruajë dhe të

botojë me sukses edhe vjersha e tregime për të rriturit. Cilësitë

kryesore që i ka treguar në letërsinë e fëmijëve,

Rifat Kukaj i ka sjellë edhe në këtë anë: qartësinë e shprehjes,

optimizmin e madh jetësor dhe lehtësinë e krijimit. Kjo

lehtësi e tij është bërë gati befasi në ambientin tonë, ku

shkrimtarët brenda disa vitesh mezi mbërrijnë të botojnë

nga një përmbledhje të vogël vjershash apo tregimesh. Mbas

publikimit të disa përmbledhjeve vjershash, tregimesh, radiodramash

dhe një romani për fëmijë, ai ka zënë të publikojë

po me atë ritëm edhe veprat e veta për të mëdhenjtë,

duke treguar kështu se është njëri prej shkrimtarëve tanë

më të frytshëm. Këtë vit i është botuar përmbledhja e vjershave

Ujvarë malli, kurse për botim ka paraqitur edhe përmbledhjen

e tregimeve Kupa. Bataret e tij letrare, si duket,

nuk do të rrallohen fare dhe tani i mbetet ta provojë fatin

edhe në lëmën e romanit. Rifat Kukaj shkruan ashtu lehtë

sepse është i pasur me imagjinatë krijuese, pse nuk kujdeset

ta lëshojë shikimin mjaft thellë dhe pse, më në fund, mendimet

dhe përjetimet e veta i ndal në sipërfaqe ose diku afër

sipërfaqes së jetës. Ai e shikon jetën si një stadium patinazhi,

në të cilin të gjithë njerëzit janë të rrokur në vallen e rrëshqitjeve

artistike dhe, duke rrëshqitur, vetëm qeshin, puthen,

shtrëngohen dhe mendojnë se si ta bëjnë më të hareshme

të nesërmen.

Cilësitë themelore që janë shprehur në veprat e gjertanishme

të Rifat Kukajt janë shprehur edhe në përmbledhjen

Ujvarë malli, në të cilën vetëm me një numër poezishë

ka provuar t'i ikën vijës së optimizmit të tij të madh dhe,

aq shpesh, naiv. Është e kuptueshme, prandaj, edhe përshtypja

e lexuesit se asgjë më pak se titulli nuk i përgjigjen

kësaj përmbledhje. Dhembja, durimi, ngrysja, malli, serioziteti

filosofik nuk i përgjigjen disi fare këtij shkrimtari, i

cili është i prirur dhe i mësuar ta shikojë çdo gjë me buzëqeshje

të gazmendshme. Një mallë i tillë nuk ka se si t'i

përgjigjet titullit të përmbledhjes së tij kur jeta për të është

144

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!