09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

gjinative, duke i provuar mëndësitë e veta qoftë në tregim

e novelë, qoftë në roman, prirja e tij prej prozatori ka mbetur

gjithnjë nën hijen e prirjes prej kritiku dhe historiani të

letërsisë shqipe.

Libri i Kritikave të Razi Brahimit është një përmbledhje

e eseve, vështrimeve dhe studimeve të shkurtëra, të botuara

më parë në përmbledhjet e tij Fjalë për letërsinë (1960),

Shënime letrare (1965) dhe Kur flasim për poezinë (1972).

Në qoftë se nuk mund të pohohet se në këtë përmbledhje

janë gjetur disa prej shkrimeve të tij më të mira kritike

dhe eseistike, së paku mund të pohohet se aty janë përfshirë

shkrimet për disa nga veprat e dalluara dhe krijuesit e

rëndësishëm të letërsisë së sotme dhe të traditës letrare shqipe.

Duke i futur në këtë përmbledhje edhe dy punime mbi dy

shkrimtarë të rëndësishëm të Rilindjes kombëtare, Naim

Frashërin dhe Ndre Mjedën, përpiluesi, Ali Aliu, sigurisht,

ka dëshiruar ta prezentojë Razi Brahimin jo vetëm si kritik

të letërsisë së sotme, por edhe si historian të letërisësë shqipe.

Po për shkak se ka dashur të zgjedhë shkrimet kritike, rëndësia

e të cilave është e kushtëzuar prej rëndësisë së veprave

dhe të shkrimtarëve për të cilët bëhet fjalë në to, ai edhe nuk

ju ka dhënë vend në këtë përmbledhje disa punimeve, që

në mënyrë të drejtëpërdrejtë mirren me çështje teorike-letrare

dhe që do të ofronin mundësinë të shihen më shkoqur

pikëpamjet, metoda dhe mundësitë interpretuese dhe vlerësuese

të këtij kritiku. Duke u bazuar, ndërkaq, në metodën

dhe kriteret vlerësuese, në njërën, kurse në disa mendime

përgjithësuese të mbjella aty-këtu nëpër këto kritika dhe në

shtresat e veprës letrare, për të cilat interesohet në radhë të

parë, në anën tjetër, mund të nxirren konkulzione për kredon

kritike të Razi Brahimit.

Cila është, prandaj, metoda dhe cilat janë pikëpamjet

letrare të Razi Brahimit si historian dhe kritik i letërsisë

shqipe?

Prej të gjitha kritikave të përmbledhura në këtë vëllim

e jo vetëm prej punimeve kushtuar poemës Andrra e jetës

të Ndre Mjedës dhe poezisë së Naim Frashërit, shihet se

Razi Brahimi e hulumton veprën letrare në varësi prej kontekstit

shoqëror dhe historik, duke kërkuar në të në radhë

214

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!