09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

tët e ndryshëm nuk dyshojnë kurrë në mundësitë e veta dhe

pse nuk pranojnë t'i shkoqen letërsisë edhe kur shkrimet e

tyre s'kanë as vlerën më elementare artistike. Tjetërsimi

i shkrimtarëve të paprirje prej krijimtarisë nuk mund të

çmohet si ndonjë humbje e posaçme për letërsinë e tyre

kombëtare, prandaj këta dezerterë, në qoftë se nuk nund

t'i çmojmë si letrarë, kemi plotësisht arësye t'i çmojmë si

njerëz realistë ndaj vetëvetes.

Disa shkrimtarë të tjerë, ndërkaq, heqin dorë prej

krijimtarisë së mëtejme letrare në një moment të caktuar

të jetës së tyre për shkak se nuk mund t'i pajtojnë si duhet

aktivitetin letrar dhe aktivitetin shoqëror. Në mesin e këtyre

shkrimtarëve, që për këtë arësye e kanë harruar letërsinë,

sigurisht më së shumti ka të tillë që nën maskën e

ambicjes letrare dhe të afirmimit me anën e pendës kanë

fshehur oreksin e karierës politike. Duke mos mundur t'i

realizojnë plotësisht ambicjet e veta përmes fjalës letrare,

por duke e shfrytëzuar kapitalin artistik si një trambolinë

të sigurtë për kërcime karieriste, ata dikur provojnë t'i realizojnë

përmes tribunash politike dhe shoqërore. Posa

dalin në tribunën politike dhe e shijojnë kënaqësinë e shikimit

të dëgjuesve, që në personalitetin e tyre eventualisht

mund të respektojnë edhe shkrimtarinë, ata fillojnë të besojnë

se fjala e foltores jehon më tepër se sa fjala artistike.

Disa prej këtyre shkrimtarëve, gjithashtu, ushqehen prej

iluzionit fisnik, por naiv, se me aktivitetin e tyre politik

dhe shoqëror mund të jenë më të dobishëm për shoqërinë

se me aktivitetin letrar, prandaj nuk është çudë pse vijnë

në situata që ta përçmojnë rolin e letërsisë në humanizimin

e marrëdhënjeve ndërmjet njerëzve duke e injoruar funksionin

e saj moral ashtu, fundi i fundit, sikundër e injorojnë

edhe estetizantët, që letërsinë e konsiderojnë vetëm si një

lodër fëmijësh, në të cilën e sublimojnë narcisoizmin e tyre.

Shkrimtarët më të vetëdijshëm dhe më të ngritur nga radhët

e këtyre dezerterëve, megjithatë, e kuptojnë një ditë

se për krijimin e karierës politike, përpos shkathtësive thjesht

intelektuale, kërkohen edhe disa shkathtësi të tjera, që

s'mund të përfshihen me normat morale, prandaj, pak me

vonesë, binden se iluzionet e tyre politike mund të quhen

60

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!