09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

pse disa prej tyre, natyrisht një numër fare i vogël, nuk

janë në gjendje akoma t'i kuptojnë bash mirë masat që nxisin

dhe sendërtojnë ndryshimet e tilla. I takuar në imagjinatën

e tij me ata individë të rrallë që kryesisht rrjedhin

prej brezit të vjetër dhe mbeturinave të klerit, është e natyrshme

që Razi Brahimi të ketë drejtuar linjën kritike të

romanit të vet kundër tyre, me qëllim që t'i demaskojë sa

më qartë dhe t'i tregojë shoqërisë se vet se pengesa akoma

mund të ketë në rrugën e ngadhnjimit të socializmit. Duke

vënë kështu në dukje se as sot, më tepër se njëzet e pesë

vite pas ngadhnjimit të socializmit, nuk është ashtu e lehtë

lufta për ngadhnjimin e së resë në të gjitha poret e jetës

shqiptare në fshat ai ka dashur të ndikojë në vigjilencën e

kësaj shoqërie. Njerëzit, mjerisht mengadalë vijnë duke

kuptuar të renë dhe, sidomos disa nga pjesëtarët e brezit

më të vjetër me vështirësi vijnë duke iu adaptuar ndryshimeve

që po bëhen, dhe që synojnë mirësinë dhe lumturinë

e të gjithë njerëzve barabar. Në nishanin e kritikës së tij

janë gjetur kështu individualizmi, reaksioni, religjioni po

edhe sjelljet mikroborgjeze të akcilëve të ndryshëm si ndër

fshatarët ashtu edhe ndër intelektualët. Përkundër kësaj

pale individësh dhe dukurishë negative, Razi Brahimi ngrit

kullën e lartë të ndërgjegjes së atyre që luftojnë kundër tyre

dhe bëhen pishtarë të depërtimit të së resë dhe ngadhnjimit

të proceseve të reja. Kullën e tillë në romanin e tij në të

vërtetë e përbën masa e gjerë popullore. Protagonisti i tij,

Gani Varfi, është i vetëdijshëm se kurrfarë force nuk mund

të zëvendësojë mbështetjen në masën e gjerë dhe në mirëkuptimin

e saj. Ai edhe praktikisht, kur len komoditetin e

jetës së kryeqytetit dhe shkon në bazë, edhe teorikisht kur

nëpër mbledhje i sqaron masat e reja, është luftëtar i zjarrtë

kundër të gjithë atyre që në ndonjë mënyrë bëhen pengesë

e zhvillimit progresiv shoqëror, qoftë kundër reaksionarëve

të hapët, qoftë kundër dukurive karieriste dhe egoizmit. Që

në faqet e para të veprës Razi Brahimi i thotë nëpër gojën

e tij edhe këto fjalë transparente: „Për njeriun gjëja kryesore

nuk është të jetë pranë bashkëshortit dhe shpëtimin e

ndihmën nuk duhet ta kërkojë vetëm në ngushëllimet e

vogla të jetës familjare . . . Në luftë përleshen ushtri të tëra

204

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!