09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

e interesojnë vetëm persiatjet pasive të njeriut e jo edhe

aksioni i tij konkret. Jo rastësisht protagonistit të vet, që

simbolizon pasivitetin e persiatjeve të shqetësuara, i ka

vënë përballë vashën, që skaj tij mirret me ndërtimin e

një piramideje dhe që, e nevrikosur për shkak të pasivitetit

në të cilin ai është i kredhur, më në fund e braktis. Në qoftë

se, prandaj, plaku që flet për luftërat e ilirëve dhe përçarjet

e tyre është simbol i racionalizmit, i përvojës historike,

vasha është simbol i ndjenjës dhe aksionit konkret. Duke

e thjeshtësuar simbolikën e pasur dhe aq shumë të degëzuar

të kësaj proze mund të thuhet se Anton Pashku

sikur ka shtruar këtë dilemë në prozën e tij: si mund t'i

bashkojë njeriu fuqinë e mendimit, rëndësinë e përvojës

dhe ngrohtësinë e ndjenjës me qëllim që t'i japë kuptim

aksionit në këtë botë gjahtarësh dhe militaristësh, në këtë

botë tek peshku i madh e gëlltit të voglin, ashtu sikundër i

gëlltit në akuariumin, të cilin e sheh, në fillim dhe në fund

të prozës, protagonisti i tij? Aksionin dhe pasivitetin Anton

Pashku i ka shikuar kështu në lidhje dialektike, duke mos

kuturisur t'i japë përgjegjen çështjes së shtruar. Ai na ka

ballafaquar me pyetjen, kurse përgjegjja varet prej çdonjërit

prej nesh.

Sa më përket mua, pyetjes së tij mund t'i përgjigjem

me një pyetje të re: urdhëroni, vëllezërit e mi, fshatarë dhe

punëtorë — që po vriteni pa ndërprerje me shoqi-shoqin;

drejtorë, shefa, kryetarë, dhe shkrimtarë, — që përtej

qeseve tuaja pak interesoheni të shihni gjësend tjetër; komunistë

— që për shkak të kullës së Kozmosit s'e shihni

përdhecken e vendlindjes, patriotë — që pandehni se

ne s'kemi nevojë për askend pos për veten tonë, urdhëroni,

pra, dhe përgjigjuni! Përgjigjuni, ju lutem, çfarë kuptimi

mund të ketë një aksion i përgjithshëm në qoftë se s'mund

të krijohet uniteti i aksioneve të veçanta!

Sikundër shihet, të gjitha personazhet e veprës së Anton

Pashkut janë bartës të një simbolike të caktuar, ose, thënë

më mirë, janë personazhe — ide, ashtu sikundër janë edhe

episodet e veçanta bartëse të një aspekti simbolik. Kësaj

simbolike ai ja ka nënështruar të gjitha mundësitë e prosedeut

të vet krijues. Nuk është çudë, prandaj, pse vepra e

178

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!